Njoftim për Seancën e mbajtur, të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për Seancën e mbajtur, të Sektorit të veprave civile

Press realeses  |  Jul 14, 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 14.07.2021 (e mërkurë), mbajti seancë elektronike të Sektorit të veprave civile përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

R E N D I   I   D I T Ë S

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 25.05.2021;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin maj 2021;

3. Shqyrtimi i kërkesës së parashtruesit Leov Kompani DOOEL Veles, të parashtruar përmes autorizuesit, Toni Dimkovski, avokat nga Velesi, për konstatimin e mendimit juridik sa i përket çështjes juridike nëse kontributet nga sigurimi për pension invalidor si kërkesë me para parashkruhen (pikë e prolonguar nga 15.02.2021);

4. Shqyrtimi i iniciativës së Komisionit të letrave me vlerë, për përpunimin e sentencës në drejtim të asaj se transaksionet e bursës janë përfundimtare dhe të parevokueshme, ndërsa pezullim të transaksioneve të bursës mund të ketë vetëm për shkak të shkeljes së Ligjit të letrave me vlerë dhe rregullat që dalin nga ai dhe se në rast të tillë Depozitari qendror i letrave me vlerë nuk ka legjitimacion pasiv;

5. Shqyrtimi i çështjes juridike, i parashtruar nga Këshilli i buxhetit gjyqësor Nr.03-409/1 nga 11.03.2021, nëse të dhënat e shtesave të rrogës së pjesëmarrësve të policisë gjyqësore gjykatat duhet ti caktojnë sipas dispozitave të Ligjit për shërbimin gjyqësor ose sipas dispozitave të Marrëveshjes kolektive (Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik të RM, respektivisht Marrëveshja kolektive e degëve për organet e Drejtorisë shtetërore, shërbimet profesionale të Qeverisë së RMV, të gjykatave, prokurorive publike, institucioneve ndëshkuese përmirësuese, avokatisë shtetërore, komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave të qytetit të Shkupit, agjencive, fondeve dhe organeve të tjera të themeluara nga Kuvendi i RMV ose sipas Ligjit për shërbimin gjyqësor edhe sipas marrëveshjeve kolektive;

6.Të ndryshme;

 

            Në seancë u miratuan:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u miratua Procesverbali i seancës së Sektorit të veprave civile të mbajtur më 25.05.2021;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u miratua Raporti për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin maj 2021;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, konstatoi mendim juridik, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk ka bazë të miratohet sentencë, respektivisht mendim juridik duke qenë se Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështjen konkrete juridike ka të shprehur qëndrim juridik përmes vendimeve;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori konkluzion që të shqyrtohet në seancën e përgjithshme;

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_