Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim hyrës në Konferencën rajonale për të drejtën e gjykimit në afat të arsyeshëm [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim hyrës në Konferencën rajonale për të drejtën e gjykimit në afat të arsyeshëm

Evenimente, Risi  |  3 Qer 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim hyrës në Konferencën rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm, të organizuar nga Gjykata Supreme në bashkëpunim me Këshillin e Unionit Evropian.

 

Kryetarja Ademi, në fjalimin e saj hyrës theksoi se në planin vendor bëhen përpjekje në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes efikase për të drejtat e njeriut edhe në pjesën e të drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm.

„Problemi i kohëzgjatjes së paarsyeshme të procedurave gjyqësore në gjykatat kombëtare ndonjëherë është kanosje serioze për sundimin e ligjit. Nga këtu, masat që si shtet i ndërmarrim në nivel kombëtar duhet të mundësojnë mjete efektive vendore, për të përforcuar rendin juridik dhe ta sjellin për së afërmi në harmonizimin me Konventën dhe praktikën juridike të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pikërisht edhe rekomandimi i Komitetit të ministrave të 2004 për përparimin e mjeteve juridike vendore, ishte bazë për vendosjen e mjetit juridik në Ligjin për gjykatat për gjykim në afat të arsyeshëm në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bazë e fillimit të këtij mjeti juridik në plotësimin e principit të gjykimit në afat të arsyeshëm është ideja sipas të cilës “drejtësia e ngadalshme” në esencë paraqet manipulim të drejtësisë dhe vet e drejta për një gjykim të drejtë”, theksoi ndër të tjerat kryetarja Ademi në fjalimin e saj.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_