Kryetarja e Gjykatës Supreme në Konferencën ndërkombëtare me rastin e 110 - vjetorit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme në Konferencën ndërkombëtare me rastin e 110 - vjetorit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë

Risi  |  12 Maj 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, morri pjesë në Konferencën ndërkombëtare përkushtuar praktikës gjyqësore, që u mbajt në kuadër të shënimit të 110 – vjetorit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

 

Duke i uruar për jubilarin dhe duke shprehur falënderime për ftesën për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kryetarja Ademi në fillim të fjalimit të saj theksoi se takimet dhe konferencat e këtilla paraqesin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore në mes instancave gjyqësore dhe japin mundësinë për të diskutuar për tema të rëndësishme siç është tema për zhvillimin e praktikës gjyqësore.

     

 

“Praktika gjyqësore e bazuar në parimet themelore dhe vlerat universale është sidomos e rëndësishme sot për vendet tona që kalojnë nëpër reformat gjyqësore, pasi e drejta zhvillohet jo vetëm sipas të drejtës vendore, por edhe sipas të drejtës ndërkombëtare. Vlerat universale duhet të mbrohen, ato duhet të përforcohen dhe ku tjetër nëse jo nëpërmjet vendimeve gjyqësore dhe krijimit të praktikës gjyqësore të përhershme si garanci për parimet e sigurisë juridike dhe parashikimit juridik. Lirisht mund të themi se Praktika gjyqësore është garantuese për promovimin e parimit për sundimin e të drejtës, vendosjen e standardeve të fuqishme që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, qasjen në gjykatë, pavarësinë, paanshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin”, theksoi Ademi në fjalimin e saj.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_