Njoftim nga seanca e mbajtur të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur të Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  30 Dhj 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 26.12.2022, mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën u propozua dhe u pranua:

 

R E N D I   I   D I T  Ë S

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 23.11.2022;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt tetor dhe nëntor 2022;

3. Plotësimi i mendimit juridik të miratuar në seancën e Sektorit të veprave civile më 12.07.2022, për çështjen juridike se cili organ është kompetent për zbatimin dhe përmbarimin e veprimeve të përcaktuara me aktvendimet e miratuara për lëshimin e masës së përkohshme, vallë ato janë gjykatat themelore në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin e kërkesave apo kompetentë janë përmbaruesit në përputhje me dispozitat e Ligjit për përmbarim;

4. Diskutimi mbi Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të miratuar në takimin punues, të mbajtur më 06.10.2021, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike nëse në rastin kur urdhër përmbarimi është miratuar në bazë të nenit 210 të Ligjit për përmbarim, kur urdhër përmbarimet i ngarkojnë llogaritë e thesarit, kryetari i gjykatës, duke vepruar me kërkesën për përcaktimin e mjeteve minimale për kryerjen e veprimit të debitorit – Komunës, ka të drejtë që të zbatojë dispozitën e nenit 218 të LP, që ka të bëjë me përmbarimin e sendeve të tundshme dhe të drejtat ndaj Republikës së Maqedonisë dhe organet e saj dhe njësive të pushtetit lokal dhe ndërmarrjeve publike, dhe të përcaktojë limit për kryerjen e mjeteve në para në llogarinë e thesarit, respektivisht të debitorit, që ndodhet në kuadër të llogarive të thesarit;

5. Diskutimi mbi Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të miratuar në takimin punues, të mbajtur më 08-09.06.2022, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, nëse të punësuarve të policisë gjyqësore – policëve gjyqësor u takon pagë bonus, të paraparë në nenin 117 paragrafi (4) të Ligjit për marrëdhënie pune, si dhe kompensim të shpenzimeve për racion për punë nate të paraparë në nenin 128 të LMP, duke qenë se këto kompensime nuk janë paraparë në Ligjin për shërbim gjyqësor, por janë paraparë me Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe nëse në rastin konkret për këtë kategori të punësuarve duhet të zbatohet Ligji për marrëdhëniet e punës.

6. Shqyrtimi i kërkesës së Vllatko Ristovski, avokat nga Shkupi, për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen juridike nëse një shënim i vendosur në një fletë dërgesë e cila më pas nënshkruhet mund të konsiderohet si një kundërshtim për mungesën materiale të mallit;

7. Shqyrtimi i kërkesës së Cvetozar Risteski, avokat nga Struga, për shqyrtimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të RMV, dhe miratimi i mendimit juridik për një person të legjitimuar pasiv në kontestet për shqetësimin e pronës;

8. Shqyrtimi i kërkesës së Nikolla Pili, avokat nga Manastiri, për prononcimin lidhur me çështjen juridike se cili akt juridik, për të drejtën e pronës ka rëndësi më të madhe, vallë marrëveshja për ndarjen e pronës në kohën e jetës ose një aktgjykim gjyqësor;

 

Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 23.11.2022;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt tetor dhe nëntor 2022;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi plotësimin e mendimit juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, miratoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion që kjo pikë të anulohet;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin kërkesa e Vllatko Ristovskit, avokat nga Shkupi për miratimin e mendimit juridik, nuk pranohet.

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin kërkesa e Cvetozar Risteskit, avokat nga Struga, për shqyrtimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të RMV dhe miratimin e mendimit juridik, nuk pranohet.

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, nxori Konkluzion se pa lëndë konkrete, Sektori nuk ka bazë ligjore që të prononcohet për çështjen juridike të Nikolla Pilit, avokat nga Manastiri.   

 

                   Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

      Sektori i veprave civile

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_