Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  24 Dhj 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 24.12.2021 (e premte), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

    RENDI I DITËS

1. Miratimi dhe aprovimi i tekstit përfundimtar të Rregullores së punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Diskutimi i iniciativës për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Fondi për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes avokatit Angell Shoptrajanov dhe avokatit Nikolla Shoptrajanov nga Shkupi.

3. Diskutimi i referatit për shkresën e parashtruar nga Ndërmarrja publike për veprimtari komunale “Komunalec” Kërçovë.

4. Dhënia e mendimit me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Shtip për sistemimin e gjyqtarëve nga një sektor në tjetër.

5. Mendimi për Orarin vjetor të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 2022.

6. Dhënia e mendimit me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës Themelore Veles për sistemimin e gjyqtarëve nga një sektor në tjetër.

Në Seancën e përgjithshme:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, e miratoi tekstin përfundimtar dhe e aprovoi Rregulloren e punës së Gjykatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për tu diskutuar për iniciativën, ngase nuk ekziston zbatim i ndryshëm i ligjit.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka diskutuar e as nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Konkluzionin e nxjerrë nga ana e Gjykatave të apelit.

Lidhur me pikën e katërt dhe të gjashtë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për sistemimin e gjyqtarëve nga një sektor në tjetër.

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, është marrë mendim nga gjyqtarët për Orarin vjetor të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 2022.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_