Takim i kryetares së Gjykatës Supreme me Ministrin e Drejtësisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim i kryetares së Gjykatës Supreme me Ministrin e Drejtësisë

Risi, Njoftim për opinionin  |  5 Maj 2023
Sot në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, pati takim pune me Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, si dhe me kryetarin e Grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për reformat në sektorin e gjyqësorit, akademikun Vllado Kambovski.

 

Temë e takimit ishin ngjarjet në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht nga aspekti i zbatimit të Ligjit për Këshillin gjyqësor dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të ligjit.

Në takimin e sotëm, u theksua se ngjarjet në Këshillin gjyqësor janë në kundërshtim me angazhimet për pavarësinë dhe reputacionin e gjyqësorit, formimin e besimit publik dhe rekomandimet në Raportin e Bashkimit Evropian dhe Departamentit të shtetit.  

Një nga vendimet për përmirësimin e ngjarjeve në Këshillin gjyqësor është miratimi urgjent i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin gjyqësor në pajtim me Strategjinë për reformat në sektorin e gjyqësorit. Ndryshimet ligjore duhet të jenë në drejtim të përparimit të pavarësisë dhe funksionimit të Këshillit gjyqësor si organ i gjyqësorit që duhet të sigurojë dhe garantojë pavarësinë dhe unitetin e pushtetit gjyqësor. Me ndryshimet duhet të kapërcehen të gjitha dobësitë e vendimit ligjor që krijuan probleme në zbatimin praktik dhe lanë hapësirë për interpretime të ndryshme. Në kuadër të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë së re paraprakisht u theksua nevoja për ndryshime urgjente ligjore dhe u theksuan problemet e krijuara në zbatimin e ligjit”, u tha në takim.  

 

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Seancës së gjyqtarëve dhe Seancës së përgjithshme në Grupin e punës për Strategjinë e re, veç më, ka dorëzuar propozime për ndryshime urgjente ligjore dhe ka parashtruar edhe një Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese me të cilën e konteston kushtetutshmërinë e dispozitave të Ligjit për Këshillin gjyqësor. 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_