Njoftim për Seancën e përgjithshme të mbajtur, të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për Seancën e përgjithshme të mbajtur, të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  13 Kor 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13.07.2021 (e martë), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u miratua:

 

RENDI I DITËS

 

1. Shqyrtimi i referatit me iniciativë të avokatit Jane Jakovski nga Prilepi, për konstatimin e qëndrimit parimor dhe të mendimit juridik parimor, ndërsa me konkluzion të nxjerrë nga Sektori i praktikës gjyqësore.

2. Shqyrtimi i njoftimit për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve, me iniciativë të avokates Marija Stefanovska nga Shkupi.

3. Shqyrtimi i njoftimit për sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve, me iniciativë të avokates Andrijana Damjanovska nga Kërçova.

4. Shqyrtimi i referatit me iniciativë për miratim të mendimit juridik parimor nga Ndërmarrja publike për veprimtari komunale “Komunalec” Kërçovë.

5. Shqyrtimi i referatit me iniciativë të Shoqatës së avokatëve LLAZOV  BADEVA AVOKATË Shkup, për unifikimin e praktikës gjyqësore.

6. Shqyrtimi i referatit me iniciativë për miratim të mendimit juridik parimor nga Seanca e gjyqtarëve të Gjykatës themelore Veles.  

7. Shqyrtimi i referatit me iniciativë të avokates Snezhana Stankoviq nga Shkupi për konstatim të qëndrimit parimor dhe të mendimit juridik parimor.

8. Shqyrtimi i referatit me iniciativë për miratimin e mendimit juridik parimor nga avokatja Marika Dimitrovska nga Shkupi.

9. Shqyrtimi i njoftimit me iniciativë për konstatim të qëndrimit parimor nga avokati Petar Përçevski nga Manastiri.

10. Shqyrtimi i çështjeve juridike “Nëse punëtorit mund t’ i prishet marrëveshja për punësim, për shkak se nuk i plotëson kushtet për kryerjen e punës, shkalla e arsimimit, të kërkuara nga ana e punëdhënësit në shpallje publike të publikuar për pranimin e punëtorëve, ndërsa në bazë të nenit 19 dhe nenit 76 paragrafi 1 të Ligjit për marrëdhëniet e punës” si dhe nëse “Kur punëtori nuk i ka plotësuar kushtet për kryerjen e punës, shkalla e arsimimit, të parapara në aktin e sistematizimit, gjatë lidhjes së marrëveshjes për punësim, nëse afati objektiv i parashkrimit prej gjashtë muaj llogaritet nga dita e lidhjes së marrëveshjes për punësim apo nga dita kur punëdhënësi ka kuptuar përmes mbikëqyrjes inspektuese të kryer”.

 

Në Seancën e përgjithshme u miratuan:

 

  • Lidhur me pikën e parë, të dytë, të tretë, të pestë, të tetë dhe të nëntë të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk pranohet iniciativa dhe se nuk paraqitet nevoja për miratim të mendimit juridik parimor; 
  • Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin iniciativa hidhet poshtë;
  • Lidhur me pikën e gjashtë dhe të dhjetë të rendit të ditës konstatoi mendime juridike parimore, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori konkluzion që të rregullohet iniciativa.

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_