Njoftim nga mbajtja e Seancës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga mbajtja e Seancës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Risi, Njoftim për opinionin  |  7 Shk 2023

   

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 03.02.2023, mbajti Seancë të gjyqtarëve, në të cilën u shqyrtuan propozimet në Projekt – Strategjinë e sektorit të gjyqësorit për vitin 2023 – 2027 dhe Planin e aktiviteteve në përputhje me Strategjinë Nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021 – 2025 dhe me Rekomandimet në Raportin e Komisionit Evropian.

Seanca e gjyqtarëve i mbështeti propozimet e Projekt – Strategjisë, të cilat janë për përparimin e gjendjes së gjyqësorit dhe përforcimin e pozitës dhe rolit të Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë e shtetit dhe Planin e aktiviteteve në pajtueshmëri me Strategjinë Nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021 – 2025.

Plani i aktiviteteve, i miratuar nga Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me afirmimin dhe zbatimin e Kodit të etikës së gjyqtarëve, aktivitetet e vazhdueshme në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian, veprimin efikas të lëndëve me interes publik dhe përparimin e transparencës në përputhje me aktivitetet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_