Takimi i parë protokollar i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Republikës së Francës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi i parë protokollar i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Republikës së Francës

Risi, Njoftim për opinionin  |  28 Sht 2022

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Z. Siril Bomgartner, realizuan takimin e parë protokollar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe Z. Iv Gunen, anëtarë i Këshillit shtetëror të Francës, Cvetanka Periq, kryetare e Sektorit të veprave penale dhe Lidija Tanevska – Jadrovska, shefe e kabinetit të Kryetares së Gjykatës Supreme.

Në fillim të takimit, u diskutua për kompetencën dhe organizimin e brendshëm të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për sfidat kryesore me të cilat përballet gjykata në kryerjen e funksionit të vet si gjykatë më a lartë në Republikën.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se gjykata më a lartë e shtetit vendos për mjete të jashtëzakonshme juridike në procedurat gjyqësore dhe në mënyrë permanente është përgjegjëse për përparimin e praktikës gjyqësore në sigurimin e zbatimit unik të ligjeve nga gjykatat.

Në këtë drejtim, në takim u potencua se me rëndësi të posaçme për afirmimin e gjyqësorit të pavarur dhe autonom është edhe roli i Gjykatës Supreme në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ambasadori i Francës Z. Siril Bomgartner dhe anëtari i Këshillit shtetëror të Francës Z. Iv Guen, i bënë një ftesë zyrtare Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Asociacionin ndërkombëtar të gjykatave supreme dhe këshillave shtetërore.

“Përparimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të ndërsjellë ka një kontribut thelbësor në përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe vendosjen e marrëdhënieve më cilësore dhe më të mira në mes sistemeve gjyqësore në të dy shtetet”, u theksua në takim.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_