Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  17 Maj 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 15.05.2023 mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën u propozua dhe miratua ky:

 

R E N D   D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 21.03.2023;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt shkurt dhe mars të vitit 2023;

3. Diskutimi mbi Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të nxjerrë në takimin e punës të mbajtur më 06.10.2021, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, se a i takojnë palës shpenzime në emër të kompensimit për ekspertizën e përgatitur në kushtet kur pala në bashkëngjitje të padisë ose të përgjigjes së padisë nuk dorëzon provë si dëshmi se është paguar ekspertiza por bashkëngjitë një faturë të përgatitur nga personi ekspert; 

4. Shqyrtimi i kërkesës së parashtruar nga Dushko Çangov nga Shkupi, drejtuar Sektorit të praktikës gjyqësore lidhur me tërheqjen nga praktika gjyqësore;

5. Shqyrtimi i Konkluzionit të katër gjykatave të apelit të nxjerrë në takimin e punës, të mbajtur më 06-09 qershor 2022, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, se a është e nevojshme që punëtori për të realizuar të drejtën nga neni 126 nga LMP, për ushqim përkatës në kohën e punës së natës ose kompensimin e shpenzimeve për ushqim në lartësi prej 20% nga mesatarja e rrogës neto të paguara të punës në RMV në vitin e kaluar, në proporcion për ditët kur punëtori punon natën, të punojë natën të paktën tri orë nga obligimi i tij punues ditor i rregullt dhe i njëjti të punojë natën një të tretën e orarit të plotë të punës nga obligimi i tij vjetor i punës, apo është e mjaftueshme që punëtori të punojë natën të paktën tri orë nga obligimet e punës ditore të tij, pa marrë parasysh se a punon natën një të tretën e orarit të plotë të punës nga obligimet vjetore të punës ose jo;      

6. Shqyrtimi i kërkesës së parashtruar nga Daniell Ajtov nga Kavadari, për miratimin e mendimit juridik-sentencë lidhur me pagesën e taksës për vendim në procedurën administrative në Gjykatën Administrative;

7. Shqyrtimi i kërkesës së parashtruar nga likuiduesi i Kursimores Dikuko DOO në likuidim Shkup – Rahillka Kukovska, për interpretim autentik të aktvendimit të gjykatës me të cilën i është dhënë autorizim likuiduesit për t’i mbrojtur interesat e personit juridik;         

 

Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 21.03.2023;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt shkurt dhe mars të vitit 2023;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori Konkluzion se nuk plotësohen kushtet që të veprohet mbi kërkesën duke qenë se nuk është përcaktuar ekzistimi i vendimeve të ndryshme për të cilat duhet të unifikohet praktika gjyqësore;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion se nuk ka bazë për shqyrtimin e çështjes juridike të parashtruar, duke qenë se nuk tregohet ekzistimi i praktikës së ndryshme gjyqësore;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, nxori Konkluzion se nuk ka bazë për miratimin e mendimit juridik-sentencë lidhur me çështjen juridike;

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori Konkluzion se nuk ka bazë për veprimin mbi kërkesën e parashtruar;

 

                                                                      

                                                                            Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

                                                                                                                Sektori i veprave civile

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_