Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  17 Maj 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancë elektronike të Sektorit të veprave civile përmes platformës ZOOM më 30.05.2022 (e hënë), me fillim në orën 12,30, me këtë:

 

R E N D    D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 04.04.2022;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin prill 2022;

3. Diskutimi për Konkluzionit e katër gjykatave të apelit të miratuar në takimin punues, të mbajtur më 06.10.2021, për miratimin e mendimit juridik mbi çështjen se kush është i legjitimuar aktiv për të parashtruar padi për borxhin e regresit nga një automjet i pasiguruar, Byroja nacionale e sigurimeve ose Kompania e sigurimit e cila e ka kompensuar dëmin (pikë e prolonguar nga 04.04.2022);

4. Diskutimi i Konkluzionit të katër gjykatave të apelit të miratuar në takimin punues, të mbajtur më 06.10.2021, për miratimin e mendimit juridik për çështjen nëse punëtorit të punësuar në një vend të caktuar të punës me koeficient të caktuar të rrogës i takon edhe dallimi i rrogës në rastin kur me detyrim me shkrim udhëzohet që krahas punëve dhe obligimeve të punës të parapara me marrëveshjen për punësim, përkohësisht të kryejë dhe të aftësohet për detyra pune për një vend tjetër me koeficient të caktuar më të lartë të rrogës nga ajo që është paraparë për vendin e punës sipas marrëveshjes për punësim, edhe atë deri në atë rrogë të paraparë për vendin e punës në të cilën punon vazhdimisht dhe i kryen obligimet e punës që dalin nga ai vend pune;           

5. Shqyrtimi i kërkesës së Ana Petrovski, avokate nga Shkupi, për miratimin e mendimit juridik lidhur me zbatimin e dispozitave nga neni 5, neni 8 dhe neni 10 të Ligjit për disiplinë financiare, përkatësisht nëse kompensimi që del nga Ligji për disiplinë financiare paguhet për çdo pagesë të vonuar të obligimit në tre vitet e fundit ose paguhen vetëm për obligimet e maturuara dhe të papaguara;

6. Shqyrtimi i kërkesës për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen juridike nëse në rastin e shkaktimit të vdekjes së palës, procedura duhet të ndërpritet sipas Ligjit për procedurë kontestimore ose ajo duhet të vazhdojë;

7. Njoftimi i Sektorit të veprave civile me parashtresën e një Drejtori të falimentimit, të titulluar si sugjerim për shpenzime jo drejtë të shqiptuara;           

8.  Të ndryshme;

 

 

Sektori i veprave civile

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_