Në Gjykatën Supreme një Delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Në Gjykatën Supreme një Delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup

Risi, Njoftim për opinionin  |  25 Nën 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim me Franc Petuçnig nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

 

 

Në këtë takim, u diskutua për aktivitetet lidhur me realizimin e projektit rajonal që ka të bëjë me vëzhgimin e proceseve gjyqësore për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Theks i veçantë u vu në raportin kalimtar me mendime dhe rekomandime që do të shërbejë si bazë për përpjekjet e ardhshme në trajtimin e rasteve serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë drejtim, në takim u theksua çështja e efikasitetit të procedurave gjyqësore, rëndësia e monitorimit të proceseve gjyqësore, koordinimi i institucioneve, zbatimi i rekomandimeve, transparenca e gjyqësorit, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_