Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në vizitë të Gjykatës supreme të kasacionit në Republikën e Turqisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në vizitë të Gjykatës supreme të kasacionit në Republikën e Turqisë

Press realeses  |  Sep 6, 2021
Një delegacion i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Kryetarja e Gjykatës Besa Ademi, në përbërje të gjyqtares Mr. Snezhana Bajllozova – kryetare e Sektorit të praktikës gjyqësore dhe Mr. Lidija Tanevska Jadrovska – shefe e kabinetit, në periudhën nga 1 deri më 4 shtator 2021, me ftesë të kryetarit të Gjykatës supreme të kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça, morri pjesë në hapjen solemne të Vitit gjyqësor 2021 – 2022 dhe në hapjen e objektit të ri të Gjykatës supreme të kasacionit të Republikës së Turqisë.

Gjatë vizitës është organizuar edhe “Simpoziumi ndërkombëtar për efikasitetin e Gjykatave më të Larta për ankesa” kushtuar sigurimit të barazisë dhe konsistencën e praktikës gjyqësore, transparencës, qasjes në drejtësi  dhe administrimin strategjik me gjykatat, në të cilën kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi u paraqit me shtjellimin e saj në temë: Rëndësia е unifikimit të praktikës gjyqësore dhe transparenca në punën e gjykatave.”

Në kuadër të solemnitetit, kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi realizoi takim bilateral me kryetarin e Gjykatës supreme të kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça, ku këmbyen praktika të mira dhe përvoja pozitive për punën e gjykatave më të larta, dhe u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet tyre.

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_