Njoftim nga Seanca e mbajtur e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e mbajtur e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  20 Maj 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 18.05.2023, mbajti Seancë të përgjithshme, në të cilën u propozua dhe u pranua ky:

 

R E N D   D I T E

 

1. Diskutimi mbi miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Ollga Içevska dhe Vera Stevkovska, që të dyja nga Shkupi.    

2. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor për përshtatjen përkatësisht unifikimin e praktikës gjyqësore në kuadër të Sektorit tregtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve BONA FIDE nga Shkupi.  

3. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Mr. Aleksandar Novakoski, avokat nga Shkupi.

4. Vendimmarrja mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga Sashe Mitev nga Shtipi, kundër aktgjykimit të Gjykatës Administrative U–1.nr.141/2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Lartë Administrative UZH-2.nr.19/23.

5. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë, me kërkesë të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë – Sektori i gjyqësorit.

 

Seanca e përgjithshme:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga  Ollga Içevska dhe Vera Stevkovska, që të dyja nga Shkupi, nuk aprovohet.  

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori Konkluzion, me të cilin Iniciativa për miratimin e mendimit juridik parimor për përshtatjen përkatësisht unifikimin e praktikës gjyqësore në kuadër të Sektorit tregtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve BONA FIDE nga Shkupi, nuk aprovohet.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion, me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Mr. Aleksandar Novakoski, avokat nga Shkupi, është tërhequr nga parashtruesi dhe Iniciativa konsiderohet si e tërhequr.  

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori Konkluzion, me të cilin kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga Sashe Mitev nga Shtipi, kundër aktgjykimit të Gjykatës Administrative U–1.nr.141/2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Lartë Administrative UZH-2.nr.19/23, hidhet poshtë si e palejuar ngase është parashtruar nga parashtrues i paautorizuar.

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, bëri zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë, me kërkesë të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë – Sektori i gjyqësorit.

 

                                                          Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_