Fjalimi përshëndetës i Kryetares të Gjykatës Supreme me rastin e hapjes të ndërtesës së re të Gjykatës Administrative [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Fjalimi përshëndetës i Kryetares të Gjykatës Supreme me rastin e hapjes të ndërtesës së re të Gjykatës Administrative

Evenimente, Risi  |  8 Kor 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, mbajti fjalim përshëndetës me rastin e hapjes të ndërtesës së re të Gjykatës Administrative.

Kryetarja Ademi në fjalimin e saj, theksoi se organizimi dhe kompetenca e gjykatave, por edhe pajisja e tyre, gjithmonë është në korrelacion me sigurimin e kushteve për funksionimin e tyre.

“Rezultatet e investimit të realizuar janë para nesh, dhe pas nesh mbeten të gjitha vështirësitë, me të cilat është përballur Gjykata Administrative gjatë viteve të fundit. Me dhënien e hapësirës së re, të Gjykatës Administrative mundësohet që gjykimet të zhvillohen në mënyrë të denjë, përmes të cilave qytetarët do të realizojnë të drejtat dhe interesat e tyre ligjore, si dhe do të mundësohet funksionimi pa pengesë dhe zbatimi i Ligjit të ri për konteste administrative, që u garanton qytetarëve gjykim me seanca publike dhe vendime meritore në kontestet administrative. Gjyqësori administrativ është një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë gjyqësor, sepse lirisht mund të themi se principet dhe postulatet e shtetit ligjor përmbushen në atë moment kur nga shteti do të realizohet kontrolli gjyqësor mbi ligjshmërinë e akteve të organeve të administratës”, theksoi Ademi.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_