Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me paraqitje përshëndetëse në prezantimin e Analizës funksionale për gjykatat themelore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me paraqitje përshëndetëse në prezantimin e Analizës funksionale për gjykatat themelore

Njoftim për opinionin  |  19 Nën 2021
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, më 18.11.2021 në Hotelin Hillton, pati paraqitje në “Prezantimin e Analizës funksionale dhe Planin për përmirësimin e punës dhe kushteve në gjykatat themelore”, të përgatitur nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, në mbështetje të Ambasadës së Britanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në paraqitjen e saj, kryetarja Ademi, theksoi kuptimin e analizës funksionale që promovon qasje më efikase të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet transparencës së zmadhuar të punës së gjykatave me qëllim për tu përforcuar besimi i opinionit në gjyqësinë.

“Analizat e përgatitura funksionale na e japin pasqyrën e madhe që është më se e nevojshme për krijimin e vendimeve adekuate dhe të qëndrueshme, që definohen në tri qëllimet vijuese. Qëllimi i parë është që të sigurohet realizimi i kompetencave kushtetuese nga ana e gjykatave, qëllimi i dytë është që të sigurohen kushtet për zbatimin e drejtësisë efikase, efektive dhe ekonomike dhe qëllimi i tretë dhe më i rëndësishëm – qytetarët të ndjehen të drejtë, të sigurt dhe të kenë drejtësi të parashikueshme në jetën e përditshme”, përfundoi kryetarja Ademi.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_