Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave penale [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave penale

Njoftim për opinionin  |  23 Nën 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancë të Sektorit të veprave penale më 24.11.2021 (e mërkurë), me fillim në orën 12,00, në sallën e Seancave të përgjithshme, në katin e V, me këtë propozim:

R E N  D I T E

1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 08.11.2021.

2. Diskutimi mbi Rekomandimet e Zyrës për përfaqësim të RMV në GJEDNJ dhe aprovimi i mendimit juridik në lëndën Bajiq kundër RMV, A.nr.2833/13 të datës 10 qershor 2021, për zbatimin konsekuent të parimit të barabarësisë së mjeteve dhe kontradiktës së procedurës penale.

3. Aprovimi i Mendimit juridik të miratuar në seancën e Sektorit të veprave penale të datës 20.05.2021 – të prolonguar nga 08.11.2021.

4. Miratimi dhe aprovimi i konkluzionit përmes Sektorit të praktikës gjyqësore mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup, për vendimmarrjen e kërkesës pronësoro – juridike e të dëmtuarit në përputhje me nenin 114 të LPP (të prolonguar) nga 20.05.2021 dhe 08.11.2021).

5. Shqyrtimi i shkresës së Këshillit gjyqësor të RMV nr.02-1408/1 të datës 14.09.2020 për politikën dënuese të veprave penale nga fusha e komunikacionit, të dorëzuar përmes Sektorit të praktikës gjyqësore SPR.nr.24/21.

6. Diskutim mbi konkluzione të aprovuara të Sektorit të veprave penale në vitin 2019, 2020 dhe vitin 2021, për publikimin në Web faqen e kësaj gjykate – të prolonguar nga 08.11.2021.

7. Diskutim dhe aprovim i sentencave mbi lëndët e kësaj gjykate: Kvp2.nr.7/20, Kvp2.nr.18/21, Vkzh1.nr.9/21, Kvp2.nr.5/21, Vkzh2.nr.14/21 dhe Kzz.nr.1/21 – të prolonguar nga 08.11.2021.

8. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup: Nëse është dënues tentimi i veprës penale – “Vjedhja e rëndë” nga neni 236 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 pika 1 të KP – të prolonguar nga 08.11.2021.

9.  Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shtip: Çfarë lloji të procedurës të zbatohet gjatë vendimmarrjes së lëndës për kundërvajtje që veç më është abroguar një herë, kurse nevojitet që të ndryshohet aktgjykimi i shkallës së parë nga ajo me liri në atë dënuese, me ç’ rast duhet që të konstatohet gjendje faktike ndryshe nga ajo që e ka konstatuar gjykata e shkallës së parë – e prolonguar nga 08.11.2021.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_