Njoftim për publikun [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për publikun

Njoftim për opinionin  |  20 Tet 2020
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, morri pjesë në Forumin e Shtatë rajonal për sundimin e të drejtës në Evropën Juglindore, që u mbajt më datë 16 dhe 17 tetor të vitit 2020, në organizim të Qendrës AIRE dhe organizatës Civil Rights Defenders, me temë KOVID – 19 dhe të drejtat e mbrojtura me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut.

 

Konferenca qendrore u mbajt në Strasburg, ndërsa përfaqësuesit e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë onlajn nga Shkupi, përderisa pjesëmarrësit tjerrë morën pjesë onlajn nga Beogradi, Sarajeva, Tirana, Podgorica, Zagrebi dhe Prishtina. Forumi i sivjetshëm, u organizua në një formë ndryshe për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi KOVID – 19.

Qëllimi i Forumit të sivjetshëm ishte promovimi i zbatimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut në nivel nacional, për nxitjen e bashkëpunimit rajonal në kushte të zhvillimit të vazhdueshëm, për sundimin e të drejtës dhe të drejtave të njeriut dhe të ndihmohet në procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Ngjarja është mbështetur nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Qeverisë së Suedisë dhe Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Holandës.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_