Takim pune i Gjykatës Supreme dhe katër gjykatave të apelit për harmonizimin e praktikës gjyqësore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim pune i Gjykatës Supreme dhe katër gjykatave të apelit për harmonizimin e praktikës gjyqësore

Risi, Njoftim për opinionin  |  27 Mar 2023
Në periudhën prej 22 dhe 24 mars, u mbajt takim pune të gjyqtarëve dhe përfaqësuesve nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjyqtarëve e përfaqësuesve nga katër gjykatat e apelit të shtetit.

  

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në fjalën e saj hyrëse theksoi rëndësinë e takimit të punës, duke thënë se vazhdimësia e takimeve jep kontribut ekskluziv në harmonizimin e praktikës gjyqësore.

Në kuadër të takimit të punës u prezantuan dhe diskutuan çështjet juridike nga sfera civile dhe penale, për të cilat nevojitet përputhshmëria e qëndrimeve për harmonizimin në zbatimin e të drejtës nga ana e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Takimi i punës i organizuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, në bashkëpunim me Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, u rrumbullakos me nxjerrjen e konkluzioneve që rezultuan nga diskutimi i frytshëm dhe nga mendimet e prezantuara nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe të gjykatave të apelit. 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_