Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave civile
RENDI I DITËS
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 15.02.2021;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin janar, shkurt, mars dhe prill të vitit 2020;
3. Miratimi i Propozimit të Raportit të punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2020;
4. Vazhdimi me shqyrtimin e çështjes juridike për legjitimacionin pasiv të Komunës si themelues të Shkollës fillore të Komunës, në kontest të padisë për kompensimin e dëmit për shkak të shkarkimit joligjor të drejtorit;
5. Shqyrtimi i çështjes juridike të rezultuar nga lënda Rev1.nr.202/19, për parashkrimin e kërkesës për kompensimin e dëmit ndaj personit juridik – punëdhënës, të shkaktuar me vepër penale nga punëtori si person përgjegjës;
6. Shqyrtimi i çështjes juridike të rezultuar nga lënda Rev3.nr.48/2020, vallë punëtorit mund ti prishet marrëveshja e punësimit për arsye se nuk i plotëson kushtet për kryerjen e punës, shkalla e arsimimit të kërkuar nga ana e punëdhënësit, të publikuar në shpalljen publike për pranimin e punëtorëve, ndërsa në bazë të nenit 19 dhe të nenit 76 paragrafi 1 të Ligjit për marrëdhëniet e punës; edhe kur punëtori nuk i ka plotësuar kushtet për kryerjen e punës, shkallën e arsimimit që parashihet në aktin për sistematizimin gjatë lidhjes së marrëveshjes për punësim, vallë afati objektiv i parashkrimit prej 6 muaj llogaritet nga dita e lidhjes së marrëveshjes për punësim, ose nga dita kur punëdhënësi ka kuptuar përmes mbikëqyrjes inspektuese të realizuar;
7. Konstatimi i tekstit të mendimit juridik lidhur me çështjen juridike të rezultuar nga lënda Rev1.nr.156/2018, shqyrtuar në seancën e Sektorit të veprave civile nga 02.12.2019 dhe nga 16.12.2019, vallë kur me deklarimin revizor theksohet se deklarohet revizion për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale pa u theksuar paraprakisht deklarimi apo arsyet se cilat dispozita nga e drejta materiale janë zbatuar gabimisht, janë plotësuar kushtet sipas nenit 377 paragrafi 3 të Ligjit për procedurë kontestimore, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendos në atë pjesë të vendimit;
8. Shqyrtimi i çështjes juridike të rezultuar nga lënda Rev1.nr.8/2021, për sinkronizimin e praktikës gjyqësore lidhur me çështjen juridike se vallë kreditori, me mbajtjen e shënimit të urdhëresës për realizimin e certifikatës së pasurisë në Kadastrën e patundshmërive ndaj patundshmërisë së debitorit të falimentimit para hapjes së procedurës së falimentimit, arrihet me cilësinë e debitorit të ndarë dhe me atë edhe të drejtën e përmbushjes së ndarë nga ajo patundshmëri;
9. Shqyrtimi i kërkesës së Gjykatës së apelit Shkup Su 03-114/21 nga 16.03.2021, për sigurimin unik në zbatimin e ligjit lidhur me çështjen juridike, vallë Shoqata e sigurimit në bazë të dokumentit të sigurimit për sigurimin e detyrueshëm të udhëtarëve në transportin publik është i detyruar të paguajë kompensim për invaliditet të përhershëm edhe krahas asaj që personi i siguruar – pronari i autobusit nuk e ka paguar preminë (shumën) plotësuese prej 100% të cilën duhet ta paguajë për transportin e udhëtarëve për udhëtim jashtë vendit;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i sentencave të lëndëve:
- Rev1.nr.10/18;
- Rev1.nr.154/17;
- Rev1.nr.245/17;
11. Të ndryshme;