Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë – 25 Tetorin [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë – 25 Tetorin

Njoftim për opinionin  |  25 Tet 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë 25 – Tetorin, përmes organizimit të ditës së hapur në këtë gjykatë me vizitë të nxënësve nga shkolla e mesme profesionale SABA për administratë – e drejta. Shënimi i Ditës Evropiane të Drejtësisë, ka për qëllim t’ iu mundësojë qytetarëve të informohen me të drejtat e tyre themelore dhe me funksionimin e gjyqësisë, si dhe me afrimin e drejtësisë qytetarëve.

 

Gjatë vizitës së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nxënësit u pranuan në Kabinetin e Kryetares së Gjykatës Besa Ademi, pastaj morën pjesë në gjykim të organizuar në kuadër të Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, e vizituan qendrën e informatikës, bibliotekën e gjykatës si dhe sportelin penal dhe civil.

Nxënësit, patën mundësinë që nga afër të informohen me organizimin dhe me kompetencën e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe më gjerë me funksionimin e sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

            Gjatë vizitës duke marrë parasysh gjendjen me KOVID -19, u zbatuan masat për mbrojtjen nga virusi.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_