Informacion për publikun [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Informacion për publikun

Njoftim për opinionin  |  10 Kor 2020
Më 09 korrik të vitit 2020, UD Kryetari i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr. Faik Arsllani dhe kryetarët e sektorëve të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuan takim me përfaqësues nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike dhe ekspertë të projektit “Mbështetja e Këshillit gjyqësor në krijimin e sistemit kualitativ për vlerësimin e gjyqtarëve”, në koordinim me projektin “Mbështetja e reformave në sektorin e gjyqësisë”.

Në takim, u diskutua për procesin e përgatitjes së Metodologjisë me indikatorë për lëndët e komplikuara gjyqësore në suaza të projektit “Mbështetja e Këshillit gjyqësor në krijimin e sistemit kualitativ për vlerësimin e gjyqtarëve”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, por të implementuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike (CPIA), në koordinim me projektin “Mbështetje e reformave në sektorin e gjyqësisë”, të financuar në suaza të programit IPA të Unionit Evropian. Përfaqësuesit e qendrës dhe ekspertët zbërthyen qasjen për konstatimin e lëndëve të komplikuara dhe u analizuan rezultatet e fituara të procesit konsultativ, ku ishin përfshirë gjyqtarët e të gjitha instancave.

Në fund të takimit, u shpreh falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike. 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_