Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ministrin e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ministrin e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  23 Pri 2021
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, sot në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takim protokollar me Ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq.

Në takim, u bisedua për shumë tema aktuale dhe për çështje lidhur me realizimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të Gjykatës supreme, si dhe mbi angazhimet për pavarësinë financiare dhe administrative. Kryetarja Ademi dhe Ministri Mariçiq, diskutuan edhe për gjendjen me Kovid–19 në gjykatat dhe për menaxhimin me pasojat nga pandemia.  

Të dy institucionet, do të përfshihen në plotësimin e kritereve dhe obligimeve, të cilat rrjedhin nga hapja në të ardhmen e Kapitujve 23 dhe 24, respektivisht për të drejtat dhe liritë themelore, si dhe për luftën kundër korrupsionit.

Në takim, u konstatua që edhe në të ardhmen të kenë takime të këtij lloj formati, me qëllim për përparimin e sundimit të drejtësisë dhe mbështetjen për pavarësinë e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_