Njoftim për publikun [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për publikun

Njoftim për opinionin  |  18 Mar 2021
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Znj. Besa Ademi realizoi takimin e parë protokollar me shefin e delegacionit të Unionit Evropian Ambasadorin David Geer.

Në fillim të takimit, Ambasadori Geer u drejtua me urime të përzemërta për zgjedhjen për Kryetar të Gjykatës më të lartë të shtetit.

Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e njoftoi Ambasadorin për angazhimet prioritare pas ndërmarrjes së funksionit me përgjegjësi të Kryetarit në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, në sigurimin e pavarësisë financiare dhe materiale në punën e Gjykatës supreme të Republikës dhe të gjykatave të tjera në sistemin gjyqësor, për realizimin e plotë të pavarësisë së gjyqësisë në bazë të principit Kushtetues për ndarjen e pushtetit në shoqërinë.

Në takim, u bisedua për plotësimin e detyrave nga strategjia e reformave të sistemit gjyqësor dhe nga kapitujt 23 dhe 24 në procesin e qasjes dhe fillimit të negociatave për integrim të vendit në familjen evropiane.

Në fund të takimit, u shpreh angazhim i përbashkët për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen në ndërtimin e sistemit gjyqësor efikas, kualitativ dhe të pavarur me respektimin e vlerave themelore të Unionit Evropian për sundimin e të drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njerëzve.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_