Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë

Njoftime  |  22 Pri 2021
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Besa Ademi, sot zhvilloi takim protokollar me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë N.E. Fatos Reka.

 

 

Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  e njoftoi Ambasadorin Reka me kompetencat dhe organizimin e brendshëm të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, nga ana e Kryetares u prezantuan sfidat, me të cilat ballafaqohet Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe me angazhimet e autonomisë financiare dhe administrative.

Ambasadori u falënderua për ftesën miqësore, duke përmendur rëndësinë e realizimit të vizitës dhe mundësinë për tu njohur me punën e gjykatës më të lartë të Shtetit.

Në fund të takimit, u shpreh angazhim i përbashkët për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, në interes për thellimin e marrëdhënieve miqësore të të dyja shteteve.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_