Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Risi  |  23 Shk 2023
Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi Qëndrim parimor për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Qëndrimi parimor është lidhur me ankesat e deklaruara kundër vendimeve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka të bëjë me zbatimin direkt të dispozitave nga Kushtetuta dhe të Konventës Evropiane, që e garantojnë të drejtën e ankesës, mbrojtjen gjyqësore dhe mjetin juridik efikas.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se çështja për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet një sfidë të madhe për Gjykatën Supreme.

“Miratimi i Qëndrimit parimor ka një rëndësi të madhe dhe mund të thuhet edhe historike për gjyqësorin, për sistemin gjyqësor dhe për të drejtat e njeriut. Qëndrimin parimor nuk duhet parë si një qëndrim që i referohet një rasti individual, por si një qëndrim që ka një rëndësi më të gjerë shoqërore dhe juridike ngase me të krijohet praktika gjyqësore në aspektin e zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi Ademi.

Krahas miratimit të Qëndrimit parimor, Gjykata Supreme në Gjykatën Kushtetuese do të parashtrojë Iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave nga Ligji për Këshillin gjyqësor dhe njëkohësisht do të iniciojë ndryshime ligjore në Ministrinë e Drejtësisë. 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_