Kryetarja e Gjykatës Supreme në Konferencën e kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore në Pragë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme në Konferencën e kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore në Pragë

Evenimente, Risi  |  17 Maj 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore që me organizim të Institutit CEELI mbahet në Pragë.

Në këtë Konferencë, bëhet fjalë për shumë çështje të rëndësishme nga sfera e gjyqësorit, siç janë: qasja në drejtësinë, gjyqësori në Ukrainë, etika gjyqësore, roli dhe përgjegjësia e kryetarëve të gjykatave supreme, vendosja alternative e kontesteve gjyqësore dhe për marrëdhëniet me publikun dhe bashkëpunimi me mediat. 

Duke folur për transparencën e gjyqësorit, kryetarja Ademi, në fjalimin e saj theksoi se transparenca është një nga principet kryesore përmes të cilës realizohet mbrojtja e interesit publik dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

“Transparenca dhe informimi objektiv janë principe që udhëzojnë gjyqësorin dhe mediat për bashkëpunim të ndërsjellë në emër të interesit publik. Në këtë mënyrë ndërtohet besimi i ndërsjellë, por ndërtohet edhe besimi i qytetarëve në gjyqësorin dhe në mediat”, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme.

Ademi shtoi se, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë bërë reforma dukshëm kualitative në aspektin e transparencës dhe gjyqësorit të hapur.

“Në Gjykatën Supreme u formua Këshilli për gjyqësor të hapur dhe u nënshkrua Deklaratë me angazhim për transparencë më të madhe të informacioneve për punën e gjyqësorit dhe lehtësimin e qasjes në informacionet e gjyqësorit. Është e rëndësishme pasi që është një risi e madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të iniciativës globale Partneritet i qeverisjes së hapur. Me vendosjen e këtij koncepti, Gjykata Supreme është bartësja e parë e pushtetit gjyqësor në Evropë që afrohet dhe merr pjesë në Iniciativën globale të Partneritetit për pushtet të hapur”, theksoi ndër të tjerat në fjalimin e saj kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_