Mbledhjа e nivelit të lartë të Rrjetit global për integritetin e gjyqësisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Mbledhjа e nivelit të lartë të Rrjetit global për integritetin e gjyqësisë

Risi  |  2 Mar 2020
Një delegacion i Gjykatës suspreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga UD M-r Faik Arsllani, gjyqtarja Besa Ademi dhe sekretarja gjenerale e Gjykatës, Sonja Gruevska, morrën pjesë në mbledhjen e dytë me rradhë të nivelit të lartë, të Rrjetit global për integritetin e gjyqësisë me temë “E kaluara, e tashmja, e ardhmja”, që u mbajt më 24 deri më 27 shkurt 2020 në Doha, Katar.

 

Konferenca vjetore, në të cilën morrën pjesë kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave më të larta të tërë botës dhe përfaqësues tjerë të lartë dhe organizata, ka për qëllim që ta nxis bashkëpunimin në nivel gjykatave më të larta dhe të mundësojë këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

Krahas prezentimit të arritjeve të rrjetit nga themelimi i tij, në konferencën u diskutua dhe u këmbyen përvoja për shumë tema aktuale, ndër të cilat përdorimi i mediumeve sociale nga ana e gjyqtarëve, etika gjyqësinë dhe përforcimi i integritetit gjyqësor përmes kodeve të sjelljes dhe trajnimeve për etikën, imunitetin gjyqësor, zgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe pavarësinë e gjyqësisë, integrimin e antikorrupsionit në krye: transpareca dhe përgjegjësia e organeve më të larta të gjyqësisë, maltertimi, shqetësimi dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përkatësinë gjinore dhe integritetin.

Në mbledhjen është nënshkruar Deklarata e integritetit gjyqësor.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_