NJOFTIM NGA MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E GJYKATËS SUPREME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E GJYKATËS SUPREME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Njoftim për opinionin  |  4 Mar 2020
I. Mbledhja e përgjithshme e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 03.03.2020, vendosi sipas kërkesave për përjashtimin e anëtarëve të këshillave ankimore të dy lëndëve të formuara (regjistruara) sipas ankesës në Gjykatën supreme, kundër vendimit të Këshillit gjyqësor për gjyqtarë të shkarkuar, me ç’ rast të njëjtat nuk i pranoi. II. Duke shqyrtuar për situatat aktuale të gjyqësisë, Mbledhja e përgjithshme e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, solli konkluzion përkatës, dhe jep njoftimin në vijim:

Mbledhja e përgjithshme në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë i ndjek situatat aktuale në gjyqësinë, posaçërisht çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë dhe autonominë e pushtetit gjyqësor, si garanci gjegjësisht balancë ndërmjet pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, pastaj duke u siguruar qasje përkatëse qytetarëve në drejtësi dhe në procedura të drejta gjyqësore, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjet dhe dokumentet ndërkombëtare, posaçërisht Konventën Evropiane për të drejtat e njerëzve, Kartën e Madhe të gjyqtarëve, parimet e Bengalit (principet), Mendimi numër 3 i Këshillit Këshillëdhënës të Gjyqtarëve të Evropës pranë Këshillit të Evropës, Rekomandimi numër 12 i Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare dhe akte tjera relevante, që e garantojnë pavarësinë dhe autonominë e pushtetit gjyqësor, si parakusht për sundimin e të drejtës dhe shtetit juridik. Pavarësia e gjyqësisë është e domosdoshme për sigurimin e të drejtës së paanshme, dhe për atë shkak, gjyqtari të njëjtën duhet ta përkrahë dhe të jep shembull për pavarësinë gjyqësore në aspektin individual dhe institucional të tij.

            Në këtë kontekst, Mbledhja e përgjithshme tregon se puna e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përputhje me principet e sipërpërmendura me ç ‘rast udhëhiqet nga dispozitat ekzistuese, bindjen e lirë të gjyqtarit dhe praktikat më të mira dhe pa kurrfarë ndikimi, me qëllim të sigurimit të barazisë në zbatimin e ligjeve.

         

Duke i analizuar ngjarjet e fundit të organizuara nga ana e partive politike, Mbledhja e përgjithshme tregon për sigurimin e nevojshëm të kushteve për veprimin e pavarur dhe të paanshëm të gjykatave në përputhje me ligjet dhe aktet tjera relevante, krahas saj duke hedhur çdo lloj ndikimi nga jashtë ndaj veprimit të drejtë.

          

Mbledhja e përgjithshme shpreh brengosje nga sjellje të tilla ose të ngjashme, eventuale të ardhme të partive politike, posaçërisht në periudhë zgjedhore dhe për qëllime parazgjedhore, andaj apelon për komunikim përkatës dhe të përmbajtur, pa u rrezikuar veprimi i pavarur dhe autonom i pushtetit gjyqësor dhe gjyqtarëve. 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_