Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave civile të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave civile të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  15 Nën 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancë të Sektorit të veprave civile më 23.11.2022 (e mërkurë), me fillim në orën 13,00, me këtë:

 

   R E N D   D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile të datës 06.10.2022;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin shtator 2022;

3. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit, i nxjerrë në takimin punues të mbajtur më 06.10.2021 për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike,  nëse në procedurën për caktimin e kompensimit të pronës së shpronësuar, gjykata mund të caktojë kompensim për rritje të patundshmërisë (plantacione, objekte ndërtimore dhe të ngjashme), që nuk janë të përfshira në aktvendimin për shpronësim të miratuar nga organi i drejtorisë dhe për të cilat nuk është bërë vlerësimi;

4. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit, i nxjerrë në takimin punues më 06.10.2021, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, në bazën e të cilës duhet të llogariten shpenzimet e procedurës në kontestet për asistencë;     

5. Diskutimi për Konkluzionet e katër gjykatave të apelit, të nxjerrë në takimin punues të mbajtur më 06.10.2021, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, në procedurën jashtëkontestimore për kompensimin e patundshmërisë së shpronësuar, gjatë konstatimit të vlerës së tregut të tokës ndërtimore në kuptim të nenit 12, respektivisht vlerën e tregut të tokës bujqësore, pyjeve dhe kullotave në kuptim të nenit 13 nga Metodologjia për vlerësimin e vlerës së tregut për pronën e patundshme, në të cilin vit llogaritet se i paraprin vitit në të cilin është bërë shpronësimi i tokës ose viti që i paraprin vitit në të cilin bëhet vlerësimi;

 

  Sektori i veprave civile

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_