Gjykata Supreme: Miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent është në kundërshtim me standardet evropiane [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme: Miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent është në kundërshtim me standardet evropiane

Risi  |  13 Sht 2023
Sektori i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme i shqyrtoi ndryshimet e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.188/23 të datës 07.09.2023. Në seancë, u shqyrtuan edhe ndryshimet në lidhje me keqpërdorimin e autorizimit dhe pozitës zyrtare.

          

 

Në seancën e sotme, u theksua se përgatitja e ndryshimeve ligjore që kanë ndikim ndaj procedurave gjyqësore duhet të zbatohet me proces transparent nëpërmjet debatit publik dhe diskutimit profesional.

“Në Gjykatën Supreme nga Ministria e Drejtësisë nuk janë dorëzuar për mendim ndryshimet në fjalë të Kodit penal. Me këtë u pamundësua që Gjykata Supreme të japë mendimin për ndryshimet e miratuara ligjore që paraqesin çështje të interesit të lartë publik. Gjykata Supreme, konsideron se miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent nëpërmjet debatit publik dhe diskutimit profesional është në kundërshtim me angazhimet për reformat e legjislacionit në përputhshmëri me standardet evropiane. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka dhënë mbështetjen në vendimet ligjore që kontribuojnë për luftën efikase kundër korrupsionit dhe krimit dhe duke i nisur nga këto përpjekje edhe në të kaluarën nuk ka pasur vërejtje për lartësinë e dënimeve për veprat penale në fjalë, dhe as nuk ka propozuar zbutjen e tyre”, u përmbyll në seancën e sotme.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_