Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim të punës me Drejtorin ekzekutiv të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim të punës me Drejtorin ekzekutiv të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Në këtë takim, që u mbajt në Gjykatën Supreme u diskutua për disa çështje aktuale që kanë të bëjnë me përparimin e bashkëpunimit midis institucioneve gjyqësore dhe organizatave civile si kontribut i rëndësishëm për sundimin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen për të drejtat e njeriut.
Gjithashtu, në takimin e punës u diskutuan edhe propozimet mbi Strategjinë për reformat në sektorin e gjyqësorit, nevojën për ndryshime të legjislacionit nga fusha e gjyqësorit, reformat në pjesën e ligjeve proceduese, përparimin e praktikës gjyqësore dhe zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Njëkohësisht, në këtë takim u theksua se iniciativa dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë në drejtim të parimeve dhe angazhimeve për gjyqësor të hapur dhe për realizimin e qëllimeve të vendosura për reformat.