Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme në Tryezën e rrumbullakët dedikuar parandalimit të korrupsionit në gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme në Tryezën e rrumbullakët dedikuar parandalimit të korrupsionit në gjyqësor

Evenimente, Risi  |  16 Sht 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, sot morri pjesë dhe u drejtua në Tryezën e rrumbullakët, në të cilën u diskutua për Programin me plan aksionar për preventivën dhe parandalimin e korrupsionit në gjyqësor.

  

 

Ademi, në fjalimin e saj theksoi se korrupsioni i sulmon vlerat më vitale të shtetit dhe të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve prandaj obligimi për parandalimin e korrupsionit duhet të jetë me rëndësi më të madhe.

“Duhet të ketë vullnet politik të shprehur për ndërtimin e një sistemi me masa ligjore dhe autorizim për të gjithë, por posaçërisht për organet dhe trupat kompetente dhe të specializuara shtetërore për parandalimin e korrupsionit”, theksoi Kryetarja e Gjykatës Supreme.  

Ademi shtoi se, mundësitë për korrupsionin në gjyqësor, doemos duhet të shqyrtohen në mënyrë serioze, ngase gjyqësori është pjesë e pushtetit, dhe çdo pushtet doemos duhet të jetë i hapur për kritika.

“Megjithatë, duhet të theksohet se korrupsioni në gjyqësor nuk është rregull, por përjashtim, prandaj duhet të ketë një qasje të tillë ndaj saj. Detyra e përgjithshme është përmirësimi i kushteve në gjyqësor, për stabilizimin e sistemit gjyqësor, për të përforcuar legjitimitetin e vendosjes dhe gradualisht të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësinë e vendimeve gjyqësore dhe në rendin e përgjithshëm juridik duke çrrënjosur korrupsionin”, theksoi Ademi. 

“Duhet të punojmë me përkushtim për kthimin e reputacionit të gjyqësorit si tërësi, që patjetër, do të ketë ndikim pozitiv edhe për reputacionin e gjyqtarëve individual. Për reputacionin shoqëror të gjyqësorit duhet të bëhet shumëçka nga secili gjyqtar veç e veç, administrata gjyqësore, administrata e jurisprudencës dhe ndoshta më së shumti nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, që duhet të krijojnë kushte materiale dhe kushte të tjera për ndërtimin e një gjyqësori më bashkëkohor që t’i përgjigjet rolit dhe funksionit të tij kushtetues”, porositi në fjalimin e saj, Kryetarja Ademi.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_