Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  17 Qer 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 15.06.2022 (e mërkurë), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe pranua:

R E N D I   I   D I T Ë S

 

1. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Kirill Stojanovski përmes Shoqërisë së avokatëve Apostollski nga Shkupi.

2. Dhënia e mendimit për Projekt – ligjin për ekspertizë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.

3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Staninov dhe Kolevski nga Shkupi.

4. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Bllagoja Pandovski nga Shkupi.

Seanca e përgjithshme:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, në aspektin e zbatimit të nenit 93-a paragrafi (5) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim (“Gazeta Zyrtare e RM nr.79 të datës 31.05.2013, i hyrë në fuqi më 08.06.2013), nxori konkluzion për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të zgjeruar duke ftuar profesorë nga fakultetet juridike.   

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për Projekt – ligjin për ekspertizë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë. Me Projekt – ligjin e propozuar për ekspertizë, do të tejkalohen dobësitë e konstatuara dhe do të përmirësohen dispozitat ligjore në drejtim të zbatimit më të madh të tyre, dhe procedurës së shpejtë dhe efikase gjyqësore dhe do të arrihet harmonizimi i këtij ligji me ligjet tjera të lidhura.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Staninov dhe Kolevski nga Shkupi, nuk miratohet.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion që kjo pikë e rendit të ditës të prolongohet.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_