Njoftim për publikun [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për publikun

Njoftim për opinionin  |  23 Sht 2020
UD Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr. Faik Arsllani, më datë 22 shtator të vitit 2020, në lokalet e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë N.E. Anke Hollshtajn.

Në takim, u diskutua për reformat në sektorin e judikaturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks të Kapitullit 23: Judikatura dhe të drejtat fundamentale, si dhe për pozitën e gjyqtarëve dhe zbatimin e Ligjit për buxhetin gjyqësor.

Në takim, po ashtu u bisedua për angazhimet e Gjykatës supreme me mbështetje të Këshillit gjyqësor të RMV për krijimin e kushteve për gjyqësi plotësisht të pavarur, në kuptim të pavarësisë së plotë financiare dhe pavarësisë së plotë në zgjedhjen e personelit të tërësishëm nga ana e Këshillit gjyqësor.

Në diskutim u parashtrua edhe çështja e pastrimit të gjyqësisë respektivisht të modaliteteve të mundshme për veting të paralajmëruar të gjyqtarëve, si dhe për çështje aktuale të tjera që prekin gjyqësinë.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_