Njoftim për publikun lidhur me lëndët “27 Prilli”, “Monstër” dhe “Spiun” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për publikun lidhur me lëndët “27 Prilli”, “Monstër” dhe “Spiun”

Njoftim për opinionin  |  12 Jan 2023
Për hir të interesit publik dhe të mediave, informojmë se në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pranuar lëndët të njohura në publik si “27 Prilli”, “Monstër” dhe “Spiun”.

Në përputhje me Ligjin për procedurë penale, lëndët menjëherë pas pranimit të tyre janë dërguar për mendim në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ende nuk janë kthyer në Gjykatën Supreme që Gjykata Supreme të mund të veprojë për të njëjtat.

Më konkretisht, lënda “27 Prilli” është pranuar më 22.09.2022, është evidentuar si KVP.KOK2.KVP.nr.14/2022, është dërguar për mendim në PP të RMV më 23.09.2022 dhe ende nuk është kthyer në Gjykatën Supreme të RMV.

Lënda “Monstërështë pranuar më 25.11.2022, është evidentuar si VKZH2.nr.33/2022 dhe KVP.KOK2.KVP.nr.17/2022, është dërguar për mendim në PP të RMV më 25.11.2022 dhe ende nuk është kthyer në Gjykatën Supreme të RMV.

Lënda “Spiun” është pranuar më 23.12.2022, është evidentuar si KVP.KO2.KVP.nr.18/2022, është dërguar për mendim në PP të RMV më 23.12.2022 dhe ende nuk është kthyer në Gjykatën Supreme të RMV. 

Gjykata Supreme e RMV, ndërmerr të gjitha aktivitetet ligjore që lëndët në mënyrë të shpejtë të dorëzohen nga Prokuroria Publike e RMV në Gjykatën Supreme të RMV, me qëllim që për të njëjtat me përditësim të veprohet dhe të vendoset.  

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_