Intervista e Kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, për të përjavshmen “Fokus” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Intervista e Kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, për të përjavshmen “Fokus”

Deklarata, Risi  |  24 Jan 2023
Vlerësimi pozitiv për Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Evropian është inkurajim i madh për ne. Kjo na jep motiv shtesë që të vazhdojmë me të njëjtin entuziazëm, tha në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, Kryetarja e Gjykatës Supreme të RMV, Besa Ademi.

 

Si Kryetare e Gjykatës Supreme dy vitet e kaluara kam dhënë mjaft energji për funksionimin efikas të gjykatës. Duke filluar nga përgatitja dhe diskutimi për Rregulloren e re, që u miratua pas 23 vitesh, e deri në një modalitet të ri për funksionimin e gjykatës. Sot, Gjykata Supreme vepron sipas një modeli bashkëkohor të punës të inkorporuar në Rregullore dhe sipas një qasjeje të re ndaj publikut me zbatimin e parimeve të gjyqësorit të hapur. 

Do të doja të theksoj se ka ndryshime edhe në lidhje me Seancat e përgjithshme përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse në përgatitjen e referateve si dhe në lidhje me hapjen e Seancës së përgjithshme për publikun profesional dhe ekspert. 

Në këtë mënyrë, për herë të parë në veprimtarinë e Gjykatës Supreme diskutimet e seancave janë hapësirë për këmbimin e pikëpamjeve teorike dhe praktike dhe argumenteve. 

Të gjitha këto angazhime të gjykatës janë vlerësuar në Raportin e Komisionit Evropian, si në aspektin e miratimit të qëndrimeve parimore, mendimeve juridike dhe nxjerrjes së konkluzioneve, ashtu edhe në aspektin e funksionimit të Këshillit për Gjyqësor të Hapur. Konsideroj se me atë që Komisioni Evropian në Raport theksoi që Gjykata Supreme duhet të vazhdojë me përparimin dhe konsekuencën e praktikës gjyqësore, paraqet një indikator të qartë se besimi ndaj gjykatës po kthehet.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_