Qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme për publikimin e vendimeve të pa plotfuqishme gjyqësore të vërejtur në Departamentin e Shtetit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme për publikimin e vendimeve të pa plotfuqishme gjyqësore të vërejtur në Departamentin e Shtetit

Risi, Njoftim për opinionin  |  22 Mar 2023
Qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për publikimin e vendimeve të pa plotfuqishme gjyqësore është vërejtur në Raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022.

     

 

Në Raportin theksohet se, me Qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme si reaksion për transparencë të përparuar të gjyqësorit, këshillohen gjykatat më të ulëta që t’i publikojnë jo vetëm vendimet e plotfuqishme gjyqësore, por edhe vendimet e pa plotfuqishme gjyqësore, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për lëndë me interes publik.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qëndrimin parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në ueb faqet e gjykatave, e miratoi më 21.12.2022.

Gjykatat, vendimet (aktgjykimet dhe aktvendimet) e miratuara që nuk janë të plotfuqishme dhe që kanë të bëjnë me lëndë me interes publik t’i publikojnë në ueb faqen e gjykatës”, përcakton Qëndrimi parimor.

Qëndrimi parimor, në Seancën e përgjithshme u propozua nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, e cila sqaroi se arritja në vendimet gjyqësore është sidomos e rëndësishme për publikun në përgjithësi dhe atë profesional dhe për plotësimin e qëllimeve të transparencës.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_