Organizatat e brendshme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Organizatat e brendshme

Organizimi i punës në Gjykatën supreme sipas Ligjit për gjykatat (G.Zyrtare nr.58/06) dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat (G.Zyrtare nr.35/08)

Organizimi i punës në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë zhvillohet sipas Ligjit për gjykatat, Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, Rregullores gjyqësore dhe Rregullores për punë të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Punët nga kompetenca e saj, të parapara me Kushtetutën dhe ligjet, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë i realizon nëpërmjet  këshillave nga tri dhe pesë gjyqtarë, mbledhjet e sektorëve, mbledhjet e përbashkëta të sektorëve, mbledhjet e gjyqtarëve dhe Mbledhjet e përgjithshme.

Në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë janë të formuara katër sektorë gjyqësorë (Sektori për vepra penale, Sektori për vepra civile, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Sektori për praktikë gjyqësore).

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për vepra penale është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas lëndëve për vepra penale dhe vepra të tjera ndëshkuese.

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për vepra civile është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas lëndëve në kontestet nga marrëdhëniet personale dhe familjare, marrëdhëniet e punës, si edhe marrëdhëniet juridiko civile dhe pronësore të personave fizik dhe juridik.

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas kërkesave të palëve dhe pjesmarrësve të tjerë në procedurë për cenimin e të drejtës së gjykimit në afat të arsyeshëm sipas rregullave dhe principeve të parapara me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve dhe duke u nisur nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njerëzve.

Sektori për praktikë gjyqësore ka kompetencë për të vendosur se për cilat vendime do të përpunohen sentenca që do të jenë bazë për formimin e praktikës gjyqësore në Republikën e Maqedonisë.

Me orarin e punës së gjykatës, që e sjell kryetari sipas mendimit paraprak në mbledhjen e gjyqtarëve, bëhet orari i gjyqtarëve në sektorë dhe në këshillë, përcaktohen kryetarë të sektorëve dhe gjyqtari që e zëvendëson kryetarin.

 

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit

  • Informacion për publikun

    Njoftim për opinionin  | 30 Qer 2020
    Ambasada e SHBA, në suaza të Marrëveshjes për mbështetjen dhe ndihmën e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kohën e sfidave me pandeminë - Kovid-19, më 29.06.2020 siguroi donacion të mjeteve për dezinfektim për të gjitha gjykatat, prokuroritë publike dhe Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve. [më shumë]
  • Njoftim

    Njoftim për opinionin  | 4 Maj 2020
    Më 28 Prill 2020, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes komunikimit elektronik, morri pjesë në Tryezën e rrumbullakët Rajonale me temë: “Pasojat nga pandemia KOVID – 19 mbi të drejtat e njeriut dhe sundimi i drejtësisë” të organizuar nga ana e Drejtorisë për të drejtat e njeriut dhe sundimi i drejtësisë, pranë Këshillit të Evropës. [më shumë]
  • Njoftim

    Njoftim për opinionin  | 30 Pri 2020
    Më 23 Prill 2020, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes komunikimit elektronik morri pjesë në trajnimin e specializuar, në të cilin ishin të përfshirë 1220 gjyqtarë nga e tërë bota. [më shumë]

Të gjitha lajmet