Organizatat e brendshme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Organizatat e brendshme

Organizimi i punës në Gjykatën supreme sipas Ligjit për gjykatat (G.Zyrtare nr.58/06) dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat (G.Zyrtare nr.35/08)

Organizimi i punës në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë zhvillohet sipas Ligjit për gjykatat, Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, Rregullores gjyqësore dhe Rregullores për punë të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Punët nga kompetenca e saj, të parapara me Kushtetutën dhe ligjet, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë i realizon nëpërmjet  këshillave nga tri dhe pesë gjyqtarë, mbledhjet e sektorëve, mbledhjet e përbashkëta të sektorëve, mbledhjet e gjyqtarëve dhe Mbledhjet e përgjithshme.

Në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë janë të formuara katër sektorë gjyqësorë (Sektori për vepra penale, Sektori për vepra civile, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Sektori për praktikë gjyqësore).

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për vepra penale është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas lëndëve për vepra penale dhe vepra të tjera ndëshkuese.

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për vepra civile është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas lëndëve në kontestet nga marrëdhëniet personale dhe familjare, marrëdhëniet e punës, si edhe marrëdhëniet juridiko civile dhe pronësore të personave fizik dhe juridik.

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas kërkesave të palëve dhe pjesmarrësve të tjerë në procedurë për cenimin e të drejtës së gjykimit në afat të arsyeshëm sipas rregullave dhe principeve të parapara me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve dhe duke u nisur nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njerëzve.

Sektori për praktikë gjyqësore ka kompetencë për të vendosur se për cilat vendime do të përpunohen sentenca që do të jenë bazë për formimin e praktikës gjyqësore në Republikën e Maqedonisë.

Me orarin e punës së gjykatës, që e sjell kryetari sipas mendimit paraprak në mbledhjen e gjyqtarëve, bëhet orari i gjyqtarëve në sektorë dhe në këshillë, përcaktohen kryetarë të sektorëve dhe gjyqtari që e zëvendëson kryetarin.

 

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit

  • Rezultate nga provimi i realizuar plotësues për nëpunës gjyqësor për Shpalljen publike nr. 2/2020

    Njoftime  | 30 Dhj 2020
    Rezultate nga provimi i realizuar plotësues për nëpunës gjyqësor për Shpalljen publike nr. 2/2020 për vendin e punës Këshilltarë i pavarur gjyqësor – Kategoria B, niveli B1 – 1 (një) realizues. [më shumë]
  • NJOFTIM

    Risi  | 23 Dhj 2020
    Në lidhje me shpalljen publike nr.2/20 nga 27.10.2020, për punësim të një nëpunësi gjyqësor për vendin e punës Këshilltarë i pavarur gjyqësor – 1 (një)realizues, kategoria B, niveli B1 [më shumë]
  • NJOFTIM

    Njoftime  | 22 Dhj 2020
    Në lidhje me shpalljen publike nr.2/20 nga 27.10.2020, për punësim të një nëpunësi gjyqësor për vendin e punës Këshilltarë i pavarur gjyqësor – 1 (një) realizues, kategoria B, niveli B1 [më shumë]

Të gjitha lajmet