Organizatat e brendshme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Organizatat e brendshme

Organizimi i punës në Gjykatën supreme sipas Ligjit për gjykatat (G.Zyrtare nr.58/06) dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat (G.Zyrtare nr.35/08)

Organizimi i punës në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë zhvillohet sipas Ligjit për gjykatat, Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, Rregullores gjyqësore dhe Rregullores për punë të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Punët nga kompetenca e saj, të parapara me Kushtetutën dhe ligjet, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë i realizon nëpërmjet  këshillave nga tri dhe pesë gjyqtarë, mbledhjet e sektorëve, mbledhjet e përbashkëta të sektorëve, mbledhjet e gjyqtarëve dhe Mbledhjet e përgjithshme.

Në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë janë të formuara katër sektorë gjyqësorë (Sektori për vepra penale, Sektori për vepra civile, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Sektori për praktikë gjyqësore).

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për vepra penale është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas lëndëve për vepra penale dhe vepra të tjera ndëshkuese.

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për vepra civile është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas lëndëve në kontestet nga marrëdhëniet personale dhe familjare, marrëdhëniet e punës, si edhe marrëdhëniet juridiko civile dhe pronësore të personave fizik dhe juridik.

Nën kompetencën e gjyqtarëve nga Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm është trajtimi dhe marrja e vendimit sipas kërkesave të palëve dhe pjesmarrësve të tjerë në procedurë për cenimin e të drejtës së gjykimit në afat të arsyeshëm sipas rregullave dhe principeve të parapara me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve dhe duke u nisur nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njerëzve.

Sektori për praktikë gjyqësore ka kompetencë për të vendosur se për cilat vendime do të përpunohen sentenca që do të jenë bazë për formimin e praktikës gjyqësore në Republikën e Maqedonisë.

Me orarin e punës së gjykatës, që e sjell kryetari sipas mendimit paraprak në mbledhjen e gjyqtarëve, bëhet orari i gjyqtarëve në sektorë dhe në këshillë, përcaktohen kryetarë të sektorëve dhe gjyqtari që e zëvendëson kryetarin.

 

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit

  • Njoftim për publikun

    Njoftim për opinionin  | 18 Sht 2020
    Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton publikun se më datë 17 shtator të vitit 2020, vendosi për lëndët e regjistruara si KVPKOK2KVPnr.6/19 dhe KVPKOK2KVPnr.7/19, të formuara sipas kërkesave të parashtruara për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të parashtruara nga të akuzuarit Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski dhe Gordana Jankullovska. [më shumë]
  • Njoftim për publikun

    Njoftim për opinionin  | 24 Kor 2020
    Këshilli për vendimmarrje të ankesave pranë Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi për ankesën e Vlladimir Pançevski – gjyqtarë i Gjykatës themelore penale Shkup, të parashtruar kundër vendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 25.12.2019 të regjistruar me nr.08-22/40 nga 30.12.2019 dhe kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.08-22/4 nga 17.07.2019. [më shumë]
  • Informacion për publikun

    Njoftim për opinionin  | 10 Kor 2020
    Më 09 korrik të vitit 2020, UD Kryetari i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr. Faik Arsllani dhe kryetarët e sektorëve të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuan takim me përfaqësues nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike dhe ekspertë të projektit “Mbështetja e Këshillit gjyqësor në krijimin e sistemit kualitativ për vlerësimin e gjyqtarëve”, në koordinim me projektin “Mbështetja e reformave në sektorin e gjyqësisë”. [më shumë]

Të gjitha lajmet