Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

Kryetari

CV e Kryetarit

Gjyqtar Besa Ademi

Emër:
Besa Ademi
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile - Kryetare e sektorit dhe në Sektorin për praktikë gjyqëosre

Arsim:

E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.

Përvoja e punës:

Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.

Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjyqtarët

Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska

Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska

Emër:
Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm - Kryetare e Sektorit dhe Sektorin e praktikës gjyqësore

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, (1986), e ka dhënë provimin e Jurisprudencës (1992), Magjistër i drejtësisë (2007), dhe Doktor i shkencave juridike, Fakultetin juridik, Universitetin në Lubjanë, R. e Sllovenisë (2012).

Flet anglisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë sllovene.

Përvoja e punës:

1988-1999 ka punuar në shumë vende pune në MPB të RM që kanë të bëjnë me përfaqësimin para gjykatave kompetente në procedurat civile dhe penale si dhe në shumë vende pune, ku ka punuar në procedura administrative.

1999-2001 Ndihmës Ministër i çështjeve administrative pranë MPB të Republikës së Maqedonisë.

2001-2003 Udhëheqës i Drejtorisë së të drejtave të njeriut pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë.

2002-2003 Kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë.

2003-2008 Gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Nga nëntori 2015 – shkurt 2017 Kryetar i Seksionit të Parë në GJEDNJ -Strasburg.

Nga shkurti 2008 – shkurt 2017, Gjyqtar, Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, (GJEDNJ).

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-289/1 nga 07.2.2020 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Publikime dhe aktivitete:

1995-2006 Anëtarë i Komitetit të ekspertëve të shtetësisë (SJ-NA), dhe anëtarë i grupit punues përgjegjës për përgatitjen e Konventës Evropiane të shtetësisë (SJ-NA-GT) dhe ekspert i Këshillit të Evropës në tri mbledhje regjionale të ekspertëve lidhur me ligjvënien e shtetësisë në vendet anëtare të Marrëveshjeve të Dejtonit (1996).

2001-2003 Anëtarë i Komitetit drejtues për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës dhe të Komitetit për përmirësimin e procedurave gjyqësore dhe administrative, Këshilli i Evropës.

2004-2008 Anëtarë i Komisionit të Evropës për demokraci përmes drejtësisë (Komisioni i Venezuelës), ndërsa nga 2006-2008 Zëvendës Kryetar i Këshillit të zgjedhjeve demokratike.

2018 Këshilltar juridik i Komisionit të Venezuelës dhe PS të Këshillit të Evropës për zgjedhjet për kryetarë në Malin e Zi dhe në Turqi dhe për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë; Shef i Misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare në Estoni (2007); Anëtarë i misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve të Kongresit dhe Senatit në SHBA (2006).

Nga 2017 ka ligjëruar në shumë universitete të huaja (Emori Universitet, në Fakultetin juridik, në Atlante SHBA, 2018; Universitetin Renmin në Pekin 2018; në Fakultetin juridik të Universitetit në Birmingem, në Britani të Madhe, 2017; në Fakultetin juridik pranë Universitetit Katolik në Lile, Francë, 2017).

Nga 2017 deri më 2020, ka trajnuar gjyqtarë nga vendet anëtare të Unionit Evropian, si dhe nga vendet e Evropës Qendrore dhe lindore lidhur me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, dhe është angazhuar si ekspert i Këshillit të Evropës, Komisionit të Venezuelës (Komisioni të demokracisë përmes drejtësisë), AIRE Qendër nga Londra, OSBE.

Ka botuar shumë publikime, tekste dhe analiza nga sfera e të drejtës njerëzore, e drejta kushtetuese dhe e drejta zgjedhore.

 

 

Gjyqtar Mr. Safet Kadrii

Gjyqtar Mr. Safet Kadrii

Emër:
Mr. Safet Kadrii
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektorin e veprave penale, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Prishtinë më 9.6.1990.

Më 20.2.2001 e ka dhënë provimin e jurisprudencës në Shkup.

Më 10.7.2008 ka marrë titullin magjistër në Fakultetin juridik në Prishtinë, dega juridiko – penale me punim të magjistraturës me temë “Parimi i ligjshmërisë në të drejtën penale”.

Përvoja e punës:

Në periudhën nga 10.7.1990 deri më 31.12.1992 ka punuar si sekretar i kooperativës bujqësore “Vëllazërimi” në fshatin Zhelinë, Tetovë.

Në periudhën nga 1.1.1993 deri më 31.1.1996 ka qenë drejtor i DOO “Agrostrimnica”, Tetovë.

Nga 22.7.1996 deri më 24.9.2000 ka punuar si ndihmës drejtor në Shërbimin e çështjeve të përbashkëta dhe të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Shkup.

Nga 18.8.1999 ka qenë zëvendës anëtarë në Komisionin shtetëror zgjedhor, Shkup.

Nga 12.6.2001 deri më 31.10.2003 ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë.

Nga 1.11.2003 ka punuar si këshilltarë shtetëror në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, kurse gjatë viteve 2005 dhe 2006 ka qenë zëdhënës i Gjykatës.

Më 25.6.2009 përzgjidhet gjyqtarë në Gjykatën e apelit me vendim për zgjedhje me nr.07-1492/1 nga 25.6.2009 dhe vepron sipas lëndëve të materies penale, është anëtarë i Këshillit penal në Gjykatën dhe është caktuar të jetë zëvendës i Kryetarit të Gjykatës në mungesë të tij.

Gjyqtari është person përgjegjës për marrëdhënie me publikun për çështje që kanë të bëjnë me lëndë nga sfera penale.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-290/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Publikime dhe aktivitete:

Ka certifikatë për pjesëmarrje me sukses në IFES Qëndrime studentore në Shqipëri, 21-27 qershor 2001 – të lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID;

Ka certifikatë për mbarimin me sukses të Qëndrimit studentor për procesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë – të lëshuar nga Fondacioni ndërkombëtar i Sistemeve Zgjedhore (IFES).

Gjyqtar Nake Georgiev

Gjyqtar Nake Georgiev

Emër:
Nake Georgiev
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektorin e veprave civile, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar

Arsim:

Ka lindur më 13.6.1963 në Strumicë.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Manastir më 07.7.1987.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 10.12.1990.

 

 

Përvoja e punës:

 

 

Më 08.10.1987 punësohet në OPSH Sanatoriumin natyror dhe rehabilitim mjekësor Banja Bansko – Bansko.

Më 24.9.1997 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës themelore Strumicë, ndërsa më 15.6.2004 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës së apelit Shtip.

Punon si gjyqtarë i sferës civile.

Më 23.11.2017 përzgjidhet Kryetarë i Gjykatës së apelit në Shtip.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-291/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

 

E parë<12>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit


Të gjitha lajmet