Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

Kryetari

CV e Kryetarit

Gjyqtar Besa Ademi

Emër:
Besa Ademi
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile - Kryetare e sektorit dhe në Sektorin për praktikë gjyqëosre

Arsim:

E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.

Përvoja e punës:

Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.

Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjyqtarët

Gjyqtar Afrim Fidani

Gjyqtar Afrim Fidani

Emër:
Afrim Fidani
Vit përzgjedhja:
2017
Sfera e punës:
Sektori i veprave penale, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe në Këshillin e specializuar për ankesa kundër vendimeve të Gjykatës administrative

Arsim:

Pas mbarimit të shkollës së mesme dhe shërbimit të afatit ushtarak, në vitin 1985 regjistrohet në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës. Më 1989 diplomon në Fakultetin juridik.

Përvoja e punës:

Nga viti 1990 deri në vitin 1996 punon në arsim në detyra pune – adminstratë juridike.

Nga viti 1996 deri në vitin 2005 punon në Inspektoratin shtetëror për punë të Republikës së Maqedonisë, si inspektor Republikan për punë në sferën marrëdhënie pune.

Nga viti 2005 deri në vitin 2007 është sekretar i Komunës Vrapçishtë – Vrapçishtë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011 është avokat me seli në Gostivar.

Nga data 18.7.2011 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup – sektori penal.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nr.08-1584/4 nga data 23.11.2017 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

Gjyqtar Cvetanka Periq

Gjyqtar Cvetanka Periq

Emër:
Cvetanka Periq
Vit përzgjedhja:
2019
Sfera e punës:
Sektori i veprave penale - Kryetare e sektorit dhe në Sektorin për praktikë gjyqësore

Arsim:

Diplomon në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 1989.

Provimin e jurisprudencës e kalon më 1993 në Shkup.

Përvoja e punës:

Në periudhën prej 1994 deri më 2005 punon si bashkëpunëtore profesionale dhe këshilltare e pavarur gjyqësore në Gjykatën e apelit në Shkup.

Për herë të parë përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën Themelore Shkup II Shkup më 2005, ndërsa nga 2007 deri  më 2009 punon si gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup në materien penale.

Në periudhën nga 2006 deri më 2009 ka qenë Kryetare në Sektorin e të miturve penal dhe Kryetare dhe anëtare e Këshillit gjyqësor.

Më 30.3.2011 me vendim për përzgjedhje nr.07-588/1 (G.zyrtare e RM nr.42/11 nga 04.4.2011) është përzgjedhur gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin penal.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.08-1447/2 nga 11.9.2019 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Trajnime dhe vizita në seminare edukative/punëtori dhe të tjera

  • Shkurt 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë: “E drejta ndërkombëtare publike”.
  • Shkurt 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Edrejta në Unionin Evropian”.
  • Mars 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë: “E drejta ndërkombëtare humanitare”.
  • Maj 2007 – “Vizitë studimore në Gjykatën penale ndërkombëtare të ish Jugosllavisë në Mbretërinë e Holandës”.
  • Korrik 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Etika”.
  • Shtator 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “E drejta në Unionin Evropian”.
  • Shtator 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Veçoritë e të Drejtës humanitare ndërkombëtare”.
  • Dhjetor 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë - “Amnestitë në të Drejtën dhe praktikën humanitare ndërkombëtare”.
  • Dhjetor 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Tryeza e rrumbullakët me gjyqtarët për format e bashkëpunimit sipas lëndëve të lëshuara nga MKSPJ”.
  • Janar 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Kuptimi i ekspertizave gjyqësore në lëndët penale”.
  • Shkurt 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Procedimi sipas kërkesave për zbatimin e hetimit, udhëheqjen me shqyrtim kryesor, vendime të procesit në hetim gjatë rrjedhjes si dhe jashtë shqyrtimit kryesor”.
  • Maj 2008 – pjesmarrje në seminar me temë “Vlerësimi i provave të grumbulluara nga Policia dhe Prokuroria publike – këqyrje, rikonstruksion dhe procedim me prova jo ligjore”.
  •  Maj 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Krimineli financiar dhe larja e parave”.
  • Dhjetor 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Llojet e ndihmave juridike ndërkombëtare ekstradimi dhe transferi i personave të ndëshkuar”.
  • Maj 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Ndihma juridike e ndërsjellë  në sferën penale”
  • Qershor 2009 pjesëmarrje në seminar me temë “Pengimi i korrupsionit, ndeshjes së interesave, njohja dhe tejkalimi”
  • Shtator 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Konfiskimi i pronës dhe kompensimi i viktimës”
  • Shtator 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “E drejta kombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e shpenzuesve dhe marrëveshja e të drejtës shpenzuese”
  • Dhjetor 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Veprat penale lidhur me keqpërdorimin seksual dhe dhuna ndaj fëmijëve”.
  • Dhjetor 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Karakteristikat themelore të veprave penale, kriminelit kompjuterik dhe problemet gjatë njohjes së tij”.
  • Nga 2005 – 2007 pjesëmarrje në seminar për të drejtën penale.
  • Nga 1994 – 2005 pjesëmarrje në seminare të sferave të ndryshme.

 

Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska

Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska

Emër:
Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektoi i veprave penale, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm - Kryetare e Sektorit dhe Sektorin për praktikë gjyqësore

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, (1986), e ka dhënë provimin e Jurisprudencës (1992), Magjistër i drejtësisë (2007), dhe Doktor i shkencave juridike, Fakultetin juridik, Universitetin në Lubjanë, R. e Sllovenisë (2012).

Flet anglisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë sllovene.

Përvoja e punës:

1988-1999 ka punuar në shumë vende pune në MPB të RM që kanë të bëjnë me përfaqësimin para gjykatave kompetente në procedurat civile dhe penale si dhe në shumë vende pune, ku ka punuar në procedura administrative.

1999-2001 Ndihmës Ministër i çështjeve administrative pranë MPB të Republikës së Maqedonisë.

2001-2003 Udhëheqës i Drejtorisë së të drejtave të njeriut pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë.

2002-2003 Kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë.

2003-2008 Gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Nga nëntori 2015 – shkurt 2017 Kryetar i Seksionit të Parë në GJEDNJ -Strasburg.

Nga shkurti 2008 – shkurt 2017, Gjyqtar, Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, (GJEDNJ).

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-289/1 nga 07.2.2020 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Publikime dhe aktivitete:

1995-2006 Anëtarë i Komitetit të ekspertëve të shtetësisë (SJ-NA), dhe anëtarë i grupit punues përgjegjës për përgatitjen e Konventës Evropiane të shtetësisë (SJ-NA-GT) dhe ekspert i Këshillit të Evropës në tri mbledhje regjionale të ekspertëve lidhur me ligjvënien e shtetësisë në vendet anëtare të Marrëveshjeve të Dejtonit (1996).

2001-2003 Anëtarë i Komitetit drejtues për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës dhe të Komitetit për përmirësimin e procedurave gjyqësore dhe administrative, Këshilli i Evropës.

2004-2008 Anëtarë i Komisionit të Evropës për demokraci përmes drejtësisë (Komisioni i Venezuelës), ndërsa nga 2006-2008 Zëvendës Kryetar i Këshillit të zgjedhjeve demokratike.

2018 Këshilltar juridik i Komisionit të Venezuelës dhe PS të Këshillit të Evropës për zgjedhjet për kryetarë në Malin e Zi dhe në Turqi dhe për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë; Shef i Misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare në Estoni (2007); Anëtarë i misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve të Kongresit dhe Senatit në SHBA (2006).

Nga 2017 ka ligjëruar në shumë universitete të huaja (Emori Universitet, në Fakultetin juridik, në Atlante SHBA, 2018; Universitetin Renmin në Pekin 2018; në Fakultetin juridik të Universitetit në Birmingem, në Britani të Madhe, 2017; në Fakultetin juridik pranë Universitetit Katolik në Lile, Francë, 2017).

Nga 2017 deri më 2020, ka trajnuar gjyqtarë nga vendet anëtare të Unionit Evropian, si dhe nga vendet e Evropës Qendrore dhe lindore lidhur me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, dhe është angazhuar si ekspert i Këshillit të Evropës, Komisionit të Venezuelës (Komisioni të demokracisë përmes drejtësisë), AIRE Qendër nga Londra, OSBE.

Ka botuar shumë publikime, tekste dhe analiza nga sfera e të drejtës njerëzore, e drejta kushtetuese dhe e drejta zgjedhore.

 

 

Gjyqtar Mr. Safet Kadrii

Gjyqtar Mr. Safet Kadrii

Emër:
Mr. Safet Kadrii
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe në Këshillin e specializuar për ankesa kundër vendimeve të Gjykatës administrative

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Prishtinë më 9.6.1990.

Më 20.2.2001 e ka dhënë provimin e jurisprudencës në Shkup.

Më 10.7.2008 ka marrë titullin magjistër në Fakultetin juridik në Prishtinë, dega juridiko – penale me punim të magjistraturës me temë “Parimi i ligjshmërisë në të drejtën penale”.

Përvoja e punës:

Në periudhën nga 10.7.1990 deri më 31.12.1992 ka punuar si sekretar i kooperativës bujqësore “Vëllazërimi” në fshatin Zhelinë, Tetovë.

Në periudhën nga 1.1.1993 deri më 31.1.1996 ka qenë drejtor i DOO “Agrostrimnica”, Tetovë.

Nga 22.7.1996 deri më 24.9.2000 ka punuar si ndihmës drejtor në Shërbimin e çështjeve të përbashkëta dhe të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Shkup.

Nga 18.8.1999 ka qenë zëvendës anëtarë në Komisionin shtetëror zgjedhor, Shkup.

Nga 12.6.2001 deri më 31.10.2003 ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë.

Nga 1.11.2003 ka punuar si këshilltarë shtetëror në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, kurse gjatë viteve 2005 dhe 2006 ka qenë zëdhënës i Gjykatës.

Më 25.6.2009 përzgjidhet gjyqtarë në Gjykatën e apelit me vendim për zgjedhje me nr.07-1492/1 nga 25.6.2009 dhe vepron sipas lëndëve të materies penale, është anëtarë i Këshillit penal në Gjykatën dhe është caktuar të jetë zëvendës i Kryetarit të Gjykatës në mungesë të tij.

Gjyqtari është person përgjegjës për marrëdhënie me publikun për çështje që kanë të bëjnë me lëndë nga sfera penale.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-290/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Publikime dhe aktivitete:

Ka certifikatë për pjesëmarrje me sukses në IFES Qëndrime studentore në Shqipëri, 21-27 qershor 2001 – të lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID;

Ka certifikatë për mbarimin me sukses të Qëndrimit studentor për procesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë – të lëshuar nga Fondacioni ndërkombëtar i Sistemeve Zgjedhore (IFES).

Gjyqtar Nake Georgiev

Gjyqtar Nake Georgiev

Emër:
Nake Georgiev
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

Ka lindur më 13.6.1963 në Strumicë.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Manastir më 07.7.1987.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 10.12.1990.

 

 

Përvoja e punës:

 

 

Më 08.10.1987 punësohet në OPSH Sanatoriumin natyror dhe rehabilitim mjekësor Banja Bansko – Bansko.

Më 24.9.1997 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës themelore Strumicë, ndërsa më 15.6.2004 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës së apelit Shtip.

Punon si gjyqtarë i sferës civile.

Më 23.11.2017 përzgjidhet Kryetarë i Gjykatës së apelit në Shtip.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-291/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

 

Gjyqtar Lidija Martinova

Gjyqtar Lidija Martinova

Emër:
Lidija Martinova
Vit përzgjedhja:
2020
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

Filloren, të mesmen dhe arsimin e lartë i ka kryer në Shkup.

Diplomon në Fakultetin juridik në Shkup më 18.5.1982.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në Shkup më 8.10.1984.

Përvoja e punës:

Më 1.5.1983 punësohet si stazhier në Gjykatën e qarkut të atëhershëm Shkup.

Pas dhënies së provimit të jurisprudencës në Shkup më 8.10.1984, ka vazhduar të punojë në të njëjtën gjykatë si bashkëpunëtor profesional deri në muajin qershor të vitit 1996.

Për të parën herë përzgjidhet gjyqtar në muajin qershor 1996 në Gjykatën themelore Shkup 1 Shkup.

Në këtë gjykatë punon në sektorin e kontesteve civile deri në muajin prill 2007.

Nga muaji prill 2007, sipas riorganizimit të Gjykatave themelore në Shkup është caktuar si gjyqtar i Gjykatës themelore Shkup 2 Shkup në sektorin e kontesteve civile.

Në qershor 2009 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës së apelit Shkup me vendim për zgjedhje me nr.07-1492/1 nga 25.6.2009, ku vepron sipas lëndëve të sektorit civil dhe është kryetar i këshillit.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr.09-292/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Publikime dhe aktivitete:

Më 2005 dhe 2006 ka vizituar trajnime shumë mujore për edukatorë në organizimin e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik të RM dhe të Projektit USAID për “Zhvillimin e kuadrit arsimor” lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për procedurë penale.

Nga muaji 06.2007 është zgjedhur për edukator i përhershëm në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik të RM. Në periudhën nga muaji 09.2007 deri në muajin 02.2008 angazhohet në mësimdhënien e trajnimit fillestar sipas lëndës e drejta civile të kandidatëve për gjyqtarë të ardhshëm në gjykatat e RM.

E parë<12>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit


Të gjitha lajmet