Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

UD Kryetar Mr- Faik Arsllani

Arsimi:

I lindur më 17.1.1959 në f. Dobridoll – Gostivar. Nga 1978-79 deri më 1982-83, student pranë Fakultetit juridik në Novi Sad, KSA e  Vojvodinës, RSF të Jugosllavisë.

Përvoja e punës :

Nga 01.6.1984 deri më 4.7.1988 – punon në Prokurorinë publike të Komunës – Gostivar. Nga 5.7.1988 deri më 30.6.1996 – kryetar i Gjykatës për kundërvajtje të Komunës – Gostivar. Nga 01.7.1996 deri më 12.5.2001 – Gjyqtar në Gjykatën themelore Gostivar. Nga 13.5.2001 deri më 30.6.2003 – Ministër i vetëqeverisjes lokale pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 01.7.2003 deri 31.7.2008 – avokat me seli në Gostivar, i evidentuar në Dhomën e avokatëve të RM. Nga 01.8.2008 – anëtarë i Këshillit të prokurorëve publik të RM përzgjedhur me Vendim të Kuvendit të RM, të publikuar në G.Zyrtare nr.96 nga 31.7.2008. Nga 09.10.2009 në Fakultetin juridik në Prishtinë ka marrë diplomën e studimeve pasdiplomike dhe me shkallë të arsimit Mr i shkencave juridiko administrative. Nga shtatori i 2010 gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Më 11.9.2019 me vendim nr.02-1454/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është përzgjedhur për Ushtrues Detyre Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

   

 

Gjyqtarët

Gjyqtar Vasil Gërçev

Gjyqtar Vasil Gërçev

Emër:
Vasil Gërçev
Vit përzgjedhja:
2001
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile,Sektori pë gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar sipas ankesave kundër vendimeve të Gjykatës administrative

Arsim:

 

I lindur më 28.2.1959 në Strumicë. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe të mesme rregjistrohet në Fakultetin juridik në Shkup.

Përvoja e punës:

 

Pas diplomimit të Fakultetit dhe pas shërbimit të afatit ushtarak punësohet në Gjykatën e Komunës në Strumicë, ndërsa ndërkohë emërohet Drejtor dhe këshilltar për çështje juridike në Qendrën rajonale të Telekomunikimeve të Maqedonisë në Strumicë. Në dhjetor 2000 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Deri më 2002 ka punuar si gjyqtar në sektorin e kontesteve administrative, pastaj në sektorin e veprave civile. Anëtarë i Këshillit gjyqësor përzgjidhet  më 16.12.2006 dhe atë funksion e realizon deri më 17.12.2012. Në periudhën prej 02.2.2011 ka realizuar funksionin Kryetar i Këshillit gjyqësor. Nga 17.12.2012 përsëri e realizon funksionin gjyqtar në Gjykatën supreme.

Gjyqtar Nikollço Nikollovski

Gjyqtar Nikollço Nikollovski

Emër:
Nikollço Nikollovski
Vit përzgjedhja:
2002
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile dhe Sektori pë praktikë gjyqësore – Kryetar i sektorit

Arsim:

I lindur më 14.12.1955 në Shkup. Në vitin 1980 diplomon në Fakultetin juridik në Shkup, Provimin e jurisprudencës e kaloi më 1986 në Shkup.

Përvoja e punës:

Më 11.7.2002 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Punon si referent i pavarur në OP Makedonijasport Shkup në periudhën 1982 – 1985; më 1985 – 1986 si sekretar i gazetës Mlad Borec të SSMM; nga 1989 deri në përzgjedhjen si gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, punon si drejtor i Sektorit për çështje të përgjithshme kadrovike dhe juridike në SHT Makoshped SHA Shkup, ku njëkohësisht realizon edhe funksionin e anëtarit të Bordit të drejtorëve në SHT Makoshped SHA Shkup dhe në SHA për sigurim Makoshped Sigurimi Shkup. I martuar, baba i dy fëmijëve.

Publikime dhe aktivitete:

Më 2000 përzgjidhet anëtarë në Komisionin shtetëror zgjedhor. Më 2002 përzgjidhet anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor nga radha e gjyqtarëve të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.  Anëtarë aktiv i bordit administrativ të Shoqatës së juristëve të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë në tri mandate, së pari i përzgjedhur më 1992, 1996 dhe 2000. Në periudhën e 1988 deri më 1992, sekretar në kryesinë e Unionit të shoqatave të juristëve të Maqedonisë. Si pjesëmarrës aktiv me punime të  tij  ka marrë pjesë në shumë seminare dhe punëtori nga sfera të së drejtës tregtare.

Gjyqtar Jovo Vangellovski

Gjyqtar Jovo Vangellovski

Emër:
Jovo Vangellovski
Vit përzgjedhja:
2008
Sfera e punës:
Sektori për vepra penale - Kryetar i sektorit dhe Sektori pë praktikë gjyqësore

Arsim:

I lindur më 01.2.1960 në Shkup.  Kombësia : Maqedonas

Informata për arsimin : I diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 15.11.1982

Provimin e jurisprudencës e kalon më 13.4.1983

Përvoja e punës:

Përvoja profesionale : Nga 1 shkurt 1983 deri më 1986 punon si  bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut ekonomik Shkup.

Nga 1 shtator 1986 deri më 20 Maj 2008 punon si avokat në shumë sfera juridike, në fillim të karirerës materie civile dhe ekonomike, 10 vitet e fundit punon me sukses në lëndët penale.

Më 20 maj 2008 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë, ku punon në Sektorin e veprave civile.

Më 17 korrik 2008 përzgjidhet Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Funksionin Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë e realizon deri më 17.7.2012.

Në periudhën që vijon punon në Sektorin e veprave penale dhe në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Më 13.3.2017 me vendim nr.08-427/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë përzgjidhet Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Në punën si avokat dhe gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit.

Si Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë (ex officio) anëtarë i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendës kryetari i Këshillit të buxhetit gjyqësor dhe anëtarë i Komitetit administrativ të Akademisë për trajnime të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Gjyqtar Mirjana Radevska Stefkova

Gjyqtar Mirjana Radevska Stefkova

Emër:
Mirjana Radevska Stefkova
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile - Kryetar i sektorit dhe Sektori pë praktikë gjyqësore

Arsim:

E lindur më 23.8.1960 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Shkup. Arsimin e lartë në Fakultetin juridik, drejtimin e jurisprudencës, nga 1978 deri më 1983 në Universitetin “Qirili dhe Metodi” Shkup.

Përvoja e punës:

Pas diplomimit në Fakultetin juridik në Shkup, nga 1983 punësohet në Gjykatën ekonomike të Qarkut në Shkup, si stazhier. Pas kalimit të provimit të jurisprudencës  më 1984 caktohet sipas orarit në vendin e punës – bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Nga 1 korriku 1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup, e caktuar sipas orarit në Sektorin e kontesteve tregtare. Në maj 2009, përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

 

Publikime dhe aktivitete:

Pjesmarrëse në seminare : - seminar për pronë intelektuale, të organizuar nga IDLO-International Development Law Organization, të mbajtur në Shkup 2007, - seminar për të drejtën tregtare, organizuar nga Akademia për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik në bashkëpunim me projektin CARDS 2004. Më 2007 – seminar për bashkëpunim gjyqësor në Unionin Evropian materie juridiko-tregtare dhe civile në Bruksel. Më 2008 organizuar nga Komisioni evropian - drejtoria gjenerale për zgjerimin. - seminar për të drejtën konkurrente, organizuar nga OECD – Qendra rajonale për konkurrencë në Hungari, të mbajtur në Budapest më 2008. Gjuhë të huaja : gjuhë frënge dhe gjuhë angleze.

Gjyqtar Besa Ademi

Gjyqtar Besa Ademi

Emër:
Besa Ademi
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile, Këshillin e specializuar sipas ankesave kundër vendimeve të Gjykatës administrative dhe Sektorin për praktikë gjyqësore

Arsim:

E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 08.4.1993.

Përvoja e punës:

Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhier – vullnetar në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për përzgjedhje 07-2592/1 (G. Zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 përzgjidhet  gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtarë i komisionit për provimin e jurisprudencës.

 

Gjyqtar Risto Katevenovski

Gjyqtar Risto Katevenovski

Emër:
Risto Katevenovski
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori për vepra penale

Arsim:

I lindur më 25.1.1957 në Shkup. Jeton në Shkup. Është me kombësi maqedonase. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 1984. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar në prill 1987 në Shkup.

Përvoja e punës:

Më 01.1.1986 punon si stazhier dhe bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e atëhershme për kundërvajtje të Komunës Shkup. Për të parën herë përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup më 27.6.1996. Deri në janar 2003 ka gjykuar në sektorin e hetimeve, pastaj ka qenë gjyqtar penal deri në shkurt 2006 prej kur ka punuar sipas lëndëve për kundërvajtje. Më 11.2.2008 me vendim për përzgjedhje 07-361/1 ( G. Zyrtare e RM nr.22/08) përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në Sektorin penal.

Publikime dhe aktivitete:

Ka marrë pjesë në shumë seminare brenda dhe jashtë vendit. Në Akademinë për trajnime të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik përzgjidhet mentor në sferën e të drejtës penale. Më 19.11.2009 përzghidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Gjyqtar Emilija Ilievska

Gjyqtar Emilija Ilievska

Emër:
Emilija Ilievska
Vit përzgjedhja:
2010
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile dhe Sektori pë gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

E lindur në Shkup më 28.10.1962. Arsimi : Juriste e diplomuar, me Fakultet juridik të mbaruar në Shkup – më 27.3.1987; Provimin e jurisprudencës e ka kryer më 18.10.1989 në Shkup.

Përvoja e punës : Stazhier – vullnetar në Prokurorinë komunale publike në Shkup dhe në Gjykatën themelore Shkup II Shkup nga 1987 deri më 1989; Bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut Shkup I nga 1989 deri më 1996; Gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup nga 27.6.1996 deri më 18.4.2007; Gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup deri 31.10.2007; Gjyqtar në Gjykatën administrative nga 31.10.2007 deri më 13.09.2010 kur përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

 

Përvoja e punës:

Përvoja e punës : Stazhier – vullnetar në Prokurorinë komunale publike në Shkup dhe në Gjykatën themelore Shkup II Shkup nga 1987 deri më 1989; Bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut Shkup I nga 1989 deri më 1996; Gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup nga 27.6.1996 deri më 18.4.2007; Gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup deri 31.10.2007; Gjyqtar në Gjykatën administrative nga 31.10.2007 deri më 13.09.2010 kur përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Angazhime dhe përsosmëri tjera: Në organizatën e Constitutional & Legislative COLP Policy Institute Affiliated with the Open Sosiety Institute ka kryer COLPI - CEU LEGAL STUDIES DEPARTMENT 1997 Course of The Business Law; Në suaza të projektit Ndihmë teknike për mbështetjen e formimit të Institutit për trajnim të Jurisprudencës ka marrë pjesë në Pilot Training Seminar in EU Law; Në organizim të Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë ka mbaruar trajnimin e parë intenziv të gjyqtarëve të zgjedhur në Gjykatën administrative; Me përkrahje të Ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, në suaza të Projektit për bashkëpunim bilateral françezo – maqedonas në sferën e të drejtës dhe edukimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, pjesëmarrje në seminar në temë: “Dimenzioni Europian dhe sifdat e gjyqësisë administrative në Republikën e Francës dhe Republikën e Maqedonisë”; Në organizim të Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë dhe UNHCR pjesëmarrje në seminarin – Hyrje në të drejtën e të arratisurve   I : Analizë esenciale dhe garanci procedurale te kërkesat për azil; Në organizim të Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit të Gjermanisë për bashkëpunim juridik ndërkombëtar pjesëmarrje në seminar me tema: Zhvillimi i të drejtës nga ana e gjykatave administrative : Zbatimin e principeve të përgjithshme dhe vendimeve në raste pa vendime eksplicite në ligjet e shënuara: Përvoja praktike në Maqedoni dhe në Unionin Europian me kahje të veçantë të RS të Gjermanisë dhe RS të Çekisë; Parimet gjenerale të së drejtës zgjedhore dhe implementimi praktik i tyre; Përvoja nga praktika gjyqësore në Maqedoni, Gjermani, dhe Republikën e Çekisë si dhe pjesëmarrje në trajnimin për të drejtën Europiane dhe kombëtare  për  prokurimet publike; Vizitë informative në Gjermani me temë “ Praktika e gjyqësisë administrative në Gjermani”; Në organizim të TAIEX programit pjesëmarrje në seminar – punëtori në Budapest në temë  „Asilium and migration low for judges workshop“.

 

Gjyqtar Jelica Krstevska

Gjyqtar Jelica Krstevska

Emër:
Jelica Krstevska
Vit përzgjedhja:
2011
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile, Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar sipas ankesave kundër vendimeve të Gjykatës administrativ

Arsim:

E lindur më 17.5.1961 në Kriva Pallankë. Jeton në Shkup.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 22.3.1984.  Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 22.10.1987.

Përvoja e punës:

Më 07.7.1987 stazhier në Gjykatën e Qarkut  Shkup.

Më 22.10.1996 bashkëpunëtore në sektorin civil në Gjykatën e Qarkut Shkup.

Më 01.7.1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup.

Më 01.11.2007 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë.

Më 15.7.2011 përzgjedhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Më 18.12.2012 përzgjidhet anëtarë e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Më janar 2014 emërohet anëtarë në Këshillin administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Më 05.2.2014 përzgjidhet zëvendës kryetar i Këshllit administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, funksion të cilin e kryen deri më shtator 2018.

Pas skadimit të mandatit 6 vjetor si anëtarë i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 18.12.2018, vazhdon funksionin e gjyqtarit në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Gjyqtar Lidija Nedellkova

Gjyqtar Lidija Nedellkova

Emër:
Lidija Nedellkova
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile dhe Sektori pë gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

-               

Më 1987 ka kaluar provimin e jurisprudencës.

Më 1984 ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup.

 

Përvoja e punës:

-      Më 04.12.2012 përzgjidhet dhe kryen funksionin Kryetar të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë;

Në mars 2012 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë;

Në  korrik 2009 përzgjidhet Kryetar i Gjykatës themelore Shkup I Shkup;

Më 01.4.2007, sipas Ligjit të ri të Gjykatave, punon si gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup edhe atë në Sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion;

Më 1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup, ku punon në Sektorin penal;

Më 1986 punësohet si stazhier, kurse pastaj bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut Shkup, deri më 1996 punon në Sektorin penal dhe këshillin penal të kesaj gjykate;

 

Publikime dhe aktivitete:

-     Më 2007 është edukator në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik;

Nga ana e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorëve publik angazhohet si ekspert vendor për ligjërimin e më tepër ligjëratave në temë gjykim të drejtë, torturë, dhe paraburgim sipas nenit 3, nenit 5 dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njerëzve, nën përkrahjen e Këshillit të Evropës, si dhe në temë roli i mbrojtësve në zbatimin e standarteve të gjykimit të drejtë në procedurë penale;

Vazhdimisht edukator për zbatimin e Ligjit për procedurë penale.

 

 

Gjyqtar Dr Marika Mateska

Gjyqtar Dr Marika Mateska

Emër:
Dr Marika Mateska
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile dhe Sektori pë gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

E lindur më 7.2.1958 në Shkup. Jeton në Shkup. Sipas kombësisë është maqedonase. Ka diplomuar më 23.6.1982 në Fakultetin juridik në Shkup. Provimin e jurisprudencës e ka kkaluar në Shkup më 14.121983. Ka magjistruar më 07.7.1999 në Fakultetin juridik Shën Qirili dhe Metodinë Shkup me temë ,,Mënyra të lejuara dhe të pa lejuara për sigurimin e provave në procedurën penale’’. Më 07.6.2011 në Akademinë policore në Shkup, ka doktoruar me temë: Krimi i organizuar në RM dhe metodat për çrrënjosjen e tijdhe ka fituar titullin Doktor për shkenca të sigurisë. Diplomën për përfaqësues të pronës industruale e ka marrë në shkurt 1995.

Përvoja e punës:

Më 01.1.1982 është punësuar si stazhier, kurse pastaj punon si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup. Për herë të parë është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e atëhershme të Komunës Shkup I Shkup më 9.11.1995, punon në materien penale, pastaj deri në qershor 2004 në materien civile. Më 15.6.2004 me vendim për përzgjedhje 07-2592/1 (G.zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku vazhdon të punojë në materien civile. Me vendim nr.07-1958/1 nga 25.12.2012 të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

 

 

Publikime dhe aktivitete:

Në mënyrë aktive ka marrë pjesë me  punime të saj në më shumë se 30 seminare ndërkombëtare, si dhe seminare të organizuara nga institucione vendore, simpoziume, kongrese, projekte, punëtori, sesione trajnimi, prezentime, seanca gjyqësore, në tryeza të rrumbullakëta dhe të ngjajshme nga sfera e: - “Cenimi i të drejtave autoriale në lidhje me programet kompjuterike”; - Raporti kombëtar i zhvillimit të njeriut në RM 2001”; - „Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të pronës intelektuale”; - „Mbrojtja e pronës intelektuale”; - „Policija multietnike në RM”; - „Bashkëpunimi gjyqësor në lëndët  civile dhe ekonomike”; - „Organizimi gjyqësor i Unionit Evropian”; - „Faktorët ekonomik dhe socilal për E - drejtësi”; - „Zbatimi i Ligjit për shoqatat tregtare”; - „Principet themelore të sistemit juridik të UE”; - „Roli i gjyqtarit këmbëtar dhe prokurorit publik në sferën e të drejtës, lirisë dhe sigurisë në Evropë”; - „Ligji i ri për procedurë kontestimore”; - „E drejta në Unionin Evropian”; - Programi shtetëror për parandalim dhe represion të korrupsionit ; - Prezentimi i programit HELP të Këshillit të Evropës ,,Gjykata Evropiane e të drejtës“; - Trajnim i gjyqtarëve për ndërmjetësim. Gjatë vitit 2003, 2005 и 2007 ka marrë disa certifikata ndër të cilat : - CERTIFIKATË Ministria e financave dhe buxhetit të Republikës së Francës për mbrojtjen e pronës intelektuale; - CERTIFIKATË për edukatorë për të Drejtën në UE ; - CERTIFIKATË për “E drejta ndërkombëtare”; - CERTIFIKATË për “E drejta në UE ”; - CERTIFIKATË për “Trajnim të trajnerëve”; - „Certificate of Completion” për njohjen e gjuhës angleze për gjyqtarët dhe prokurorët. Nga shtatori 2006 ka qenë anëtare e grupit punues për përgatitjen e “Propozimit për sjelljen e Ligjit për të Drejtën ndërkombëtare private”. Më 2007 përfshihet në punëtori të Komisionit Shtetëror për ndalimin e korrupsionit për përpunimin e Programit Shtetëtor për parandalimin dhe represionin e korrupsionit. Në maj 2007 emërohet si edukator i përhershëm në Akademinë për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zëvendësve të tyre të RM. Gjatë vitit 2007 dhe 2008 vazhdimisht ka mbajtur ligjërata sipas programit të Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka ndejkur trajnime të edukatorëve – trajnues, dhe Prezentim të programit HELP të Këshillit të Evropës. Më 2008 përfshihet në “Programin për mbikëqyrjen e lëndëve gjyqësore në lidhje me korrupsionin në Republikën e Maqedonisë“. Ka botuar 12 punime nga sfera e krimit të organizuar, korrupsionit, narkoanalizat dhe intervenime mjekësore, detektorë të gënjeshtrave, përgjimit dhe mjetet përgjuese, pasqyra komparative të zbatimit dhe ndalesat për zbatimin e të njëjtëve në më shumë vende ndër të cilat SHBA, Mbretëria e Suedisë, Britania e Madhe, Gjermania, dhe të tjera ndër të cilat: - „Korrupsioni i trajtuar në rregullativë ligjore” - „Krimi i organizuar” - „Teknika e zbatimit të mjeteve përgjuese” - „Detektimi dhe blokimi i mjeteve përgjuese” - „Ndalesa dëshmuese në të drejtën gjermane” - „Zbatimi i mjeteve përgjuese në Mbretërinë e Suedisë” - „Ndalesë gjatë zbatimit të mjeteve përgjuese” - „Zbatimi i detektorit për gënjeshtra” - „Narkoanaliza dhe intervenimet mjekësore” - „Mjete teknike në Britaninë e Madhe” - „Lloje të mjeteve tekniko – përgjuese që përdoren në Britaninë e Madhe” - „Zbatimi i mjeteve përgjuese në procedurën penale të Britanisë së Madhe”

E parë<12>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit


Të gjitha lajmet