Në Gjykatën Supreme një Delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Në Gjykatën Supreme një Delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup
Risi, Njoftim për opinionin
|
25 Nën 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim me Franc Petuçnig nga Misioni i OSBE-së në Shkup.
Në këtë takim, u diskutua për aktivitetet lidhur me realizimin e projektit rajonal që ka të bëjë me vëzhgimin e proceseve gjyqësore për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Theks i veçantë u vu në raportin kalimtar me mendime dhe rekomandime që do të shërbejë si bazë për përpjekjet e ardhshme në trajtimin e rasteve serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë drejtim, në takim u theksua çështja e efikasitetit të procedurave gjyqësore, rëndësia e monitorimit të proceseve gjyqësore, koordinimi i institucioneve, zbatimi i rekomandimeve, transparenca e gjyqësorit, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.