Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi i Kryetares së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë
![](/wps/wcm/connect/vsrm/54905e3a-f615-47ec-b402-8ad2d807dacf/P1070095+namalena.jpg?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-54905e3a-f615-47ec-b402-8ad2d807dacf-nzVEx.4)
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e njoftoi Ambasadorin Reka me kompetencat dhe organizimin e brendshëm të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, nga ana e Kryetares u prezantuan sfidat, me të cilat ballafaqohet Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe me angazhimet e autonomisë financiare dhe administrative.
Ambasadori u falënderua për ftesën miqësore, duke përmendur rëndësinë e realizimit të vizitës dhe mundësinë për tu njohur me punën e gjykatës më të lartë të Shtetit.
Në fund të takimit, u shpreh angazhim i përbashkët për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, në interes për thellimin e marrëdhënieve miqësore të të dyja shteteve.