Takim i zhvilluar me Ambasadorin e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim i zhvilluar me Ambasadorin e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në takim u bisedua për bashkëpunim të përhershëm me Mbretërinë Holandeze, para se gjithash në pjesën e sundimit të së drejtës, për çka si parakusht vendoset rritja e pavarësisë, efikasiteti dhe kualiteti i punës në gjyqësi. U diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çështjen e mungesës së kuadrit të gjyqtarëve dhe kuadrit administrativo – profesional, si dhe tentimet që bëhen në drejtim të tejkalimit të gjendjes së këtillë.
UD Kryetari i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për mbështetjen që Mbretëria Holandeze e siguron me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të jurisprudencës, që përfaqëson kontribut të rëndësishëm për përparimin e shtetit tonë në procesin e eurointegrimit.