Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi vizitë në disa gjykata të shtetit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi vizitë në disa gjykata të shtetit

Risi  |  22 Pri 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Shtip, Gjykatën Themelore Shtip, Gjykatën Themelore Koçan, Gjykatën Themelore Vinicë dhe Gjykatën Themelore Radovish.

 

Në kuadër të vizitave, në të cilat u shqyrtuan disa çështje me rëndësi për punën e gjykatave dhe të gjyqësorit, kryetarja Ademi, realizoi takim me kryetarin e Gjykatës së Apelit Shtip, Toni Delev; me kryetarin e Gjykatës Themelore Shtip, Aco Tasev; me kryetaren e Gjykatës Themelore Koçan, Suzana Milevska; me kryetaren e Gjykatës Themelore Vinicë, Suzana Spasova dhe me zëvendës kryetaren e Gjykatës Themelore Radovish, Limonka Doldurova.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, me kryetarët e gjykatave bisedoi për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjykatat, nevojën për pajisjen me kuadro dhe rritjen e buxhetit për gjykatat dhe gjyqësorin në pajtim me parimin e pavarësisë financiare, për problemet e vërejtura në raportet e punës së gjykatave me fokus të veçantë të efikasitetit, gjendjes së ndërtesave gjyqësore dhe qasjen e siguruar për qytetarët dhe për palët, transparencën sipas angazhimeve të Këshillit për gjyqësor të hapur, nevojën për takime dhe mbledhjet më intensive për përparimin e praktikës gjyqësore, veprimin e me materialin arkivor dhe për zbatimin e teknologjisë informatike në gjykatat. 

Në mbledhjet dhe takimet e punës u arrit në përfundim se është i domosdoshëm bashkëpunimi në vazhdimësi i përforcuar dhe i ndërsjellë i gjykatave dhe se Gjykata Supreme, si gjykatë më e lartë në vend edhe në periudhën e ardhshme do të mbështes angazhimet për gjyqësor të përparuar dhe aktivitetet që themelohen në parimin e sundimit të drejtësisë, nga aspekti legjislativ, funksional dhe financiar. 

 

 

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_