Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Risi, Njoftim për opinionin  |  28 Mar 2024
Gjykata Supreme është gjykatë e përditësuar dhe e ka tejkaluar fluksin e lëndëve

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar dhe e ka tejkaluar fluksin e lëndëve edhe krahas numrit të zvogëluar të gjyqtarëve dhe ka treguar efikasitet në punën në kuadër të burimeve njerëzore që janë në dispozicion, konstaton Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Raportin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërguar në Këshillin gjyqësor sipas nenit 37 të Ligjit për gjykatat, Gjykata Supreme vitin raportues 2023 e ka përfunduar si një gjykatë e përditësuar dhe efikase, duke realizuar kompetencën e saj sipas Kushtetutës, Ligjeve dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën, si dhe në pajtim me qëllimet e programit.

Në Raportin e Gjykatës Supreme theksohet se, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u nisur nga të dhënat e vitit raportues 2023 për aktivitete të realizuara, do të vazhdojë me aktivitetet dhe angazhimet për efikasitet, përditësim dhe pavarësi financiare dhe funksionale.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_