Vendim për shpalljen publike nr.1/23 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Vendim për shpalljen publike nr.1/23

Risi  |  18 Pri 2023

            

     GJYKATA SUPREME

E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

       Su-07.nr. 57/23

                     18.04.2023

           SHKUP           

                                   

            Administratorja gjyqësore e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sonja Gruevska, në bazë të nenit 36 të Ligjit për shërbimin gjyqësor (Gazeta Zyrtare nr.43/14) dhe nenit 15 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin gjyqësor (Gazeta Zyrtare nr.198/18), pas zbatimit të procedurës së publikuar të Shpalljes publike nr.1/23, për punësimin e nëpunësit gjyqësor në kohë të pacaktuar, për vendin e punës Këshilltar – zëdhënës, kategoria V, niveli V1, 1 – (një) realizues, pas Propozimit të dorëzuar të kandidatëve për punësim nga ana e Komisionit të seleksionimit për punësim Su-04.nr.28/23 të datës 11.04.2023 dhe Pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave për mjetet e siguruara financiare për punësim nr.18-3334/2 të datës 24.02.2023, më 18.04.2023, miratoi:

V E N D I M

 

            Për vendin e punës Këshilltar gjyqësor kategoria V, niveli V1, 1 – (një) realizues u zgjodh kandidati:

                 - Millço Veljanoski                                          

            Për kandidatin e zgjedhur do të miratohet vendim për punësim.

 

A  r  s  y  e  t  i  m

 

            Nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 06.03.2023, në gazetat ditore “Nova Makedonija” dhe “Koha”, është publikuar Shpallje publike nr.1/23 për punësimin në kohë të pacaktuar të një nëpunësi gjyqësor për vendin e punës Këshilltar – zëdhënës, kategoria V, niveli V1, 1 – (një) realizues.  

            Pas realizimit të procedurës për punësim nga Komisioni i seleksionimit për punësim, në përputhje me nenin 35 paragrafi (1) të Ligjit për shërbimin gjyqësor dhe nenin 20 nga Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, të zbatimit të seleksionimit administrativ, të provimeve, kontrollimin e besueshmërisë së dëshmive dhe të intervistës, si dhe mënyrën e pikëve të tyre dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e seleksionimit varësisht nga kategoritë e vendeve të punës, si dhe çështje tjera lidhur me procedurën e punësimit të nëpunësve gjyqësor nga Komisioni i seleksionimit për punësim, Administratorit gjyqësor i është dorëzuar Propozim të kandidatit për punësim për vendin e punës Këshilltar – zëdhënës 1 – (një) realizues, Su-04.nr.28/23 të datës 11.04.2023.

            Me Propozimin e nënvizuar, për vendin e punës Këshilltar – zëdhënës, kategoria V, niveli V1 për 1 – (një) realizues propozohet kandidati Millço Veljanoski nga Shkupi, i cili është renditur si i pari në rang listën, me gjithsej 82,914 pikë të fituara nga të gjitha fazat e seleksionimit.

            Administratorja gjyqësore duke marrë parasysh propozimin e Komisionit të seleksionimit për punësim Su-04.nr.28/23 të datës 11.04.2023, për vendin e punës Këshilltar – zëdhënës, kategoria V, niveli V1, 1 – (një) realizues, zgjodhi kandidatin Millço Veljanoski nga Shkupi.

            Për shkak të së theksuarës, sipas nenit 36 paragrafi (1) të Ligjit për shërbimin gjyqësor, vijonte që të vendoset si në kumtimin e vendimit.

 

                                                                                                               Administratore gjyqësore

                                                                                                                     Sonja Gruevska

 

 

UDHËZIM JURIDIK: Kundër këtij Vendimi kandidati që nuk është zgjedhur ka të drejtë ankese në afat prej 8 (tetë) ditë nga dita e dërgimit të vendimit për zgjedhje përmes Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e shërbimit gjyqësor.

 

U.D. – Administrata gjyqësore

        -  Ueb faqen

        - Kandidatëve që janë zgjedhur

        - Kandidatëve që nuk janë zgjedhur nga rang lista

 

 

  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_